Loading...

"Si ta Quaj kete Dashuri?" Te Henen do te ndiqni, Arnav i kërkon falje Kushit...


Kushit i vjen keq që nuk ja hapi telefonin Arnavit sepse ai ka dashur që ata të sqarojnë situatën. Kështu Kushi vendos ta marrë Arnavin në telefon dhe e bën zërin si halla. Arnav e njeh direkt dhe i thotë se e njohu. Ai ja mbyll telefonin. 


Kushi nga stresi i ha të gjitha xhalebitë. Anxhali shkon tek Arnav dhe i thotë se Kushi e bëri që ajo të ishte e lumtur dhe se ai duhet të shikojë që motra e tij është e buzëqeshur falë saj. Ndërkohë Manorama dhe NK vijnë tek Arnav dhe i bëjnë atij disa rituale që të mos e prishë martesën me Kushin. Gjyshja thotë se nuk duhet ta detyrojnë Arnavin. Arnav habitet dhe thotë se ai nuk ka thënë kurrë që do e prishë martesën me Kushin. 


Akash i kujton që dje ai tha të mos vendoseshin dekorime në shtëpi. E gjitha ka qenë një keqkuptim. Të gjithë qeshi. Arnav thotë të fillojnë përgatitjet për ceremoninë e shafranit. Kushi vjen në shtëpinë Raizada por nuk i flet Arnavit. Arnavi çon NK-n tek Kushi dhe i thotë ta sjellë Kushin tek ai. NK shkon nga njëri tek tjetri dhe më në fund Kushi dhe Arnav takohen. Arnav i kërkon falje Kushit për fjalët që i tha dhe ajo gjithashtu i kërkon falje për atë që bëri. Kushi e puth Arnavin në faqe . 

Ata përqafohen. Gjyshja thërret Shamin dhe i thotë se duhet të bëjnë diçka pasi ajo nuk e pëlqen Kushin. Arnav po kalon aty dhe i dëgjon. Sham sheh Arnavin dhe e ndryshon temën. Arnav largohet. Sham i thotë gjyshes se duhet të bëjnë një plan. 

Anxhali i thotë të gjithëve se ceremonia e shafranit do mbahet në shtëpinë e Kushit por ata nuk duhet ta dinë. Familja Raizada shkojnë tek shtëpia e hallës. Kushi nuk e sheh Arnavin dhe NK i thotë se ai nuk ka ardhur. Kushi thotë se atëherë ajo do martohet me aktorin Salman Khan. Arnav vjen dhe i thotë “Më fal çfarë the?”
"Si ta Quaj kete Dashuri?" Te Henen do te ndiqni, Arnav i kërkon falje Kushit... "Si ta Quaj kete Dashuri?" Te Henen do te ndiqni, Arnav i kërkon falje Kushit... Reviewed by Kliko per me shume... on January 05, 2018 Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.