Kushi e çon varësen tek NK. Ata shohin që ka brenda një USB. NK merr laptopin dhe vendos USB-n. Aty ka një dokument por është me fjalëkalim. NK dhe Kushi provojnë disa fjalëkalime por nuk e hapin dot. Kushi thotë se duhet ta kthejnë varesën përpara se Sham ta marrë vesh. Ndërkohë Sham është shumë i lumtur.
Kushi shkon dhe e huton ndërsa NK futet në dhomë dhe i lë varësen me USB në vendin e vetë. Në shtëpi vjen pako me dhurata nga Arnav. Gjyshja gëzohet ndërsa Manorama habitet. Gjyshja nxjerr dhuratat nga kutia dhe u jep të gjithëve. Kushi shkon në dhomë dhe e hedh dhuratën duke thënë se këto nuk janë nga Arnav. Manorama shkon me nerva në dhomën e Kushit pasi edhe ajo e di që dhuratat nuk janë nga Arnav. Kushi mundohet ta qetësojë dhe i thotë se të tjerët s’duhet ta marrin vesh. Sham shkon në dhomën e tij dhe hap laptopin. NK e sheh fshehtas dhe shkon me vrap tek Kushi.
Ai i thotë Kushit të hapë laptopin pasi ka vënë kamera tek dhoma e Shamit për të parë si e ka fjalëkalimin. Kushi habitet dhe ka frikë se mos Sham e sheh kamerën. NK i thotë se kamerën ja dha një shok dhe është shumë e vogël. Ata shohin që fjalëkalimi është “Të dua Kushi”. NK habitet dhe pyet Kushin. Kushi i thotë se nuk mund t’ja shpjegojë tani por së pari duhet të shpëtojnë Arnavin. NK-s i vjen neveri sesi Sham dashuron Kushin ndërkohë që ka grua Anxhalinë. Për t’u hapur dokumenti kompjuteri kërkon zërin e Sham. Ai thotë “Të dua Kushi” dhe hapet.
NK thotë se tani mësuan fjalëkalimin por i duhet zëri i Sham. Kushi ka një ide. Ajo mendon ta bëjë Shamin ta thotë këtë fjali dhe ta regjistrojë. NK nuk do që Kushi t’i afrohet Shamit por ajo thotë se duhet ta bëjë për hir të Arnavit. Kushi me fytyrën e mërzitur kalon pranë dhomës së Sham me dhuratën e Arnavit në dorë. Sham e pyet çfarë ka dhe Kushi i thotë se këto dhurata nuk kanë kuptim për të dhe se ajo është vetëm. Sham i thotë se ajo nuk është vetëm pasi ka atë. Kushi e pyet nëse është e vërtetë ajo që i tha dje që e dashuron. Sham e prek në fytyrë dhe i thotë “Të dua Kushi”. Kushi i thotë se do ta mendojë vetëm dhe largohet. Sham largohet. Kushi bie në tokë duke qarë.
"Si ta Quaj kete Dashuri?" Te Henen do te ndiqni,Kushi e bën Shamin t’i thotë “Të dua”....
Reviewed by Kliko per me shume...
on
November 24, 2017
Rating: