Një pjesë e madhe femrave të showbiz-it vendosin që në një moment të caktuar karrierën e tyre t’a orientojnë drejt biznesit. Bashkeshortja e këngëtarit Sinan Hoxha, Andrra Destani ka vendosur të bëjë pikërisht të njejtën gjë. Në rrjetin social ‘Instagram’ ajo postoi një fotografi që tregonte një logo ku shkruhej “Andrra Couture”. Gjithashtu poshtë fotografisë Andrra shkruajti “Së shpejti”, por nuk ka dhënë asnjë informacion më tepër. Me anë të këtyre kuptohet se shumë shpejt ajo do të ketë një dyqan me rroba që do të mbajnë firmën e saj. Ne kujtojmë se Andrra është me profesion modele dhe vjen nga një familje shumë e pasur dhe ndoshta këto dy gjëra do t’i japin asaj një lloj ndihme për nisjen e biznesit.
Bashkëshortja e Sinan Hoxhës i futet biznesit, Andrra tashmë me një firmë të vetën!
Reviewed by Kliko per me shume...
on
January 06, 2018
Rating: