Loading...

"Si ta Quaj kete Dashuri?" Neser do te ndiqni, Kushi i thotë Shamit se ajo e urren Arnavin, ai habitet...


Kushi gjen çelësin dhe hap çantën e Shamit ku gjen biletën e Arnavit. Ajo e merr dhe i thotë NK-s. Sham i thotë Anxhalisë se duhet të largohet nga rituali pasi ka diçka të rëndësishme për të bërë. Kushi i thotë NK-s se bëri gabim që e mori biletën pasi Sham nuk do e gjejë në çantë dhe do dyshojë. 


Anxhali ndërkohë bind Shamin që të qëndrojë dhe Kushi përfiton në këtë moment për të ikur sërish. Shamit i bie celulari dhe NK ja bën me shenjë Kushit të largohet. Kushi bën sikur ndrydh këmbën dhe të gjithë mblidhen të shqetësuar për të. Ajo ja jep biletën NK-s pa e parë të tjerët. NK shkon në dhomën e Sham për ta futur sërish në çantë por nuk po e gjen atë. Sham është gati t’i lyejë Kushit këmbën me ilaç por Pajal nuk e lejon dhe thotë se do e lyejë ajo.


 Sham shkon në dhomë ndërkohë që NK është aty. Ai fshihet sepse s’ka ku të shkojë. Sham flet me dikë në celular dhe i thotë se i duhet një pashaportë që të vërtetojë se Arnav është në Skoci. NK arrin të dalë nga dhoma pa e parë Sham. Kushi i kërkon Anxhalisë 2 lakë dhe i thotë se i do për një shkollë afër shtëpisë. Sham e dëgjon bisedën e tyre dhe pyet veten pse Kushi do kaq shumë para dhe e kupton që ajo po gënjen pasi afër shtëpisë së tyre nuk ka asnjë shkollë . Kushi merr paratë nga Anxhalia. Ajo largohet dhe Sham e ndjek. Kushi i jep paratë dikujt dhe i thotë të fallcifikojë firmën e Arnavit. Sham e shikon. Ai ndalon Kushin dhe pyet pse po e bën këtë.


 Kushi thotë se do hakmerret ndaj Arnavit për të gjitha gjërat që e ka bërë të kalojë dhe do ja marrë pasurinë. Arnav gjen telefonin e njërit prej rrëmbyesve. Ai i telefonon Kushit. Kushi i thotë se Sham është rrëmbyesi por Arnav nuk e dëgjon dot këtë pjesë pasi vjen rrëmbyesi. Sham nuk e beson që Kushi e urren Arnavin dhe vendos ta testojë. Ai bashkëpunon me avokatin dhe i thotë atij t’i kërkojë Kushit firmën e Arnavit në një dokument. Si do veprojë Kushi? 
"Si ta Quaj kete Dashuri?" Neser do te ndiqni, Kushi i thotë Shamit se ajo e urren Arnavin, ai habitet... "Si ta Quaj kete Dashuri?" Neser do te ndiqni, Kushi i thotë Shamit se ajo e urren Arnavin, ai habitet... Reviewed by Kliko per me shume... on November 21, 2017 Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.