Loading...

‘Kanë hequr jo pak taksirate’: Gazetari rrëfen gjëmën në familjen e 16-vjeçarit të vrarë në Laç!


Mbrëmja e ndërrimit të viteve është shndërruar në një tragjedi për familjen Gjeta në Laç, pasi djali i tyre 16-vjeçar, Klejdi, ndërroi jetë në tarracën e shtëpisë ku ishte ngjitur për të parë fishekzjarret, si pasojë e një plumbi qorr!






Tre kushërinj janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, pasi kanë pranuar se kanë qëlluar me armë zjarri atë natë, gjë që dyshohet se ka sjellë dhe vdekjen aksidentale të 16- vjeçarit. Sakaq, familja Gjeta ka hapur dyert e mortit, ndërsa gazetari Gjergj Marku, i afërm i babait të Klejdit, shprehet se për babanë e tij, nuk ka ngushëllim.








“KLEJDI, nuk duhej të ishte kurban i festimeve absurde në KURBIN! Klejdi Gjeta, 16-vjeçari që ndërroi jetë natën e ndërrimit të viteve në Kurbin, pikërisht prej marrëzisë që manifestohet nga disa persona në Kurbin duke 'përuruar' festen e madhe të ndërrimit të Moteve me kallashnikovë, nuk e meritonte këtë fund. Dhe prej faktit se familja e tij ka hequr jo pak taksirate.

 Nuk di si ta ngushëlloj babain e tij Ndrecën, një person aq i dashur dhe punëtor (kushëri imi), që me jetë të ndershme në kufinjtë ekstremë të mbijetesës, ia kishte dalë të përballonte edhe fatkeqësitë dhe jo pak probleme që e kane ndjekur familjen e madhe të tij prej vitesh. 

Klejdi ishte gëzimi i familjes, i shuar padrejtësisht mbi çatinë e shtëpisë kur të gjithë e prisnin në sofrën e Festës, ndërsa e gjetën lart në tarrace në “Sofrën e vdekjes” të goditur nga ndonjë plumb qorr, sipas gjasave, që derdheshin pa adresë gjithandej Kurbinit. 

Kur dreqin do zemë mend si shqiptarë, për të mos iu drejtuar armëve edhe për festa!”- ka shkruar i revoltuar gazetari, për vdekjen tragjike të 16-vjeçarit. Burimi: Newsbomb 
‘Kanë hequr jo pak taksirate’: Gazetari rrëfen gjëmën në familjen e 16-vjeçarit të vrarë në Laç! ‘Kanë hequr jo pak taksirate’: Gazetari rrëfen gjëmën në familjen e 16-vjeçarit të vrarë në Laç! Reviewed by Kliko per me shume... on January 03, 2018 Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.