Loading...

Telenovela ‘’Bidaai”, Aleku dhe Sadna të dashuruar edhe jashtë filmit ?!


Aktorët e serialit të suksesshëm “Bidaai” janë kthyer në protagonistë të shoubizit. Gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale, flitet për jetën e tyre personale, të cilave aktorët u përgjigjen me intervista.

 Një flirt mes aktores Sarah Kahn që interpreton Sadnen dhe Angad Hasija në rolin e Alekut është ajo që përflitet më shumë.  Të dy protagonistët e “Bidaai” gjithnjë e kanë quajtur të pavërtetë këtë  gjë në publik, pasi Sarah është një nga mikeshat e Parit, bashkëshortes së Angadit.

 Jeta personale e Sadnës vazhdon të jetë në vëmendjen e mediave rozë. Pas divorcit, u përfol se martesa e saj në një shfaqje televizive me një aktor indian u bë thjesht për para. Mediat vendase shkruajnë se çifti që qëndruan burrë dhe grua vetëm për dy muaj u pagua 75 mijë dollarë.

Protagonisti tjetër është Ranvir, interpetuar nga Kinshuk Mahajn, deklaron se martesa e shpëtoi nga problemet e tij mendore. Në një intervistë të fundit ai thotë se do të kishte bërë vetëvrasje nëse nuk do të kishte gjetur bashkëshorten e tij, Biharin.
Parul Chauhan, ose Ragni e quan “Bidaain” suksesin e saj më të madh deri tani. Për shkak të famës dhe të pavërtetave që thuhen për të, Ragni thotë se ka hequr dorë nga leximi i gazetave. Modele dhe prezantuese ajo është në pritje të një tjetër roli në Bollywood.
Telenovela ‘’Bidaai”, Aleku dhe Sadna të dashuruar edhe jashtë filmit ?! Telenovela ‘’Bidaai”, Aleku dhe Sadna të dashuruar edhe jashtë filmit ?! Reviewed by Kliko per me shume... on December 28, 2017 Rating: 5
Powered by Blogger.