Loading...

Shokon Ezel, rrëfehet për konsumimin e drogës!


Aktori i njohur Kenan Imirzalioglu, gjatë një interviste të dhënë së fundmi për një revistë turke, ka pranuar faktin se ka konsumuar drogë, e ndërsa vendimi që pret të marrë do ti ndryshojë jetën e tij. Teksa ka shprehur të...
Aktori i njohur Kenan Imirzalioglu, gjatë një interviste të dhënë së fundmi për një revistë turke, ka pranuar faktin se ka konsumuar drogë, e ndërsa vendimi që pret të marrë do ti ndryshojë jetën e tij. Teksa ka shprehur të gjitha pakënaqësitë, 40 vjeçari ka bërë me dije se jeta personale është lënë mënjanë për shkak të impenjimeve. 

"Tani, në fund të vjeshtës duhet të mbahet edhe seanca e re e gjykimit dhe mendoj që e gjitha do të përfundojë, sepse e gjithë karriera dhe jeta ime varet nga ky vendim. E kam thënë edhe më herët se do t’i jap fund karrierës televizive e do kthehem në teatër me role në komedi, më duhet pak ndryshim në jetë… E kam pranuar edhe në gjykatë, edhe pse jam munduar të gënjej, kam konsumuar kokainë dhe kam ndihmuar miqtë ta shpërndajnë atë jashtë vendit. Nuk mund ta fsheh këtë gjë, pres vendimin e gjykatës dhe të shohim se çfarë do bëhet më tej", ka thënë ai.


"Ne aktorët gjendemi në një mankth të madh. Producentët shohin se si të përfitojnë sa më shumë, asnjë njeri normal nuk mund t’i mbijetojë kësaj. Dëshirojnë të kthehemi në robot që vetëm punojmë dhe nuk flasim. Këtë gjë e kam përsëritur disa herë deri më tani, por askush nuk e ka marrë si serioze”. Kështu është shprehur për revistën turke aktori i njohur Kenan Imirzalioglu, duke shtuar: "Nëse bëhen disa ndryshime, skena do të bëjë një revolucion të paparë dhe besoj që së shpejti të bëhet, sepse jemi në kulmin e popullaritetit në mbarë botën. 


U kam vënë kusht producentëve për mënyrën se si punojmë, se nëse nuk ndryshojnë gjërat, unë do e ndal xhirimin te seriali ‘Karaday’. 

Nuk kam as fundjava të lira që të kaloj me familjen dhe të dashurën. Edhe pse më kanë rritur honorarin, kjo gjë nuk mjafton, sepse nuk marr dot frymë. E dua punën që bëj, nuk është se dua të heq dorë, por kur shkoj në shtëpi, e shoh se truri më bllokohet dhe nuk funksionon. Ndihem si një rob, këtë gjë e vërej te të gjithë kolegët e veçanërisht te kolegia Berguzar Korel, e cila pas punës së madhe në xhirime, duhet të kujdeset edhe për djalin e saj të vogël. Të njëjtën gjë e ka problem edhe kolegia tjetër, Meryem Uzerli, e cila duhet të kujdeset për vajzën e vogël. Ajo bëri hapin më të mirë që u largua për një kohë nga xhirimet. Askund në botë episodet nuk zgjasin 100 minuta, vetëm te ne, sikur njerëzit mos kenë punë tjetër e vetëm ne na ndjekin”, shprehet Kenan, i cili vitin e kaluar u zgjodh si personazhi i vitit nga revista GQ. 
Shokon Ezel, rrëfehet për konsumimin e drogës! Shokon Ezel, rrëfehet për konsumimin e drogës! Reviewed by Kliko per me shume... on December 28, 2017 Rating: 5
Powered by Blogger.