Loading...

Biografia e Cansu Dere "Zejnep" dhe cila pije asaj i pelqen me shume!


Aktorja turke, Cansu Dere, është e lindur më 14 shtator 1980, në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara.


Është shkolluar në Izmir, kurse ka studiuar në fakultetin e arkeologjisë në Stamboll, por nuk ka arritur të diplomojë. Në shumë intervista ka potencuar se i vjen keq që nuk ka diplomuar, meqë profesioni i arkeologjisë ishte dëshirë e prindërve, kurse marrja ime me manikenizëm, sipas prindërve të mi, ishte punë e kotë, e pavlerë, shkruan “Kosovarja”.
Ka qenë “Miss Turqia 2000”. Mirëpo, qeveria turke ia ka ndaluar të dalë në zgjedhjen përfundimtare, sepse manifestimi organizohej në Qipro, në pjesën greke, në Nikozi.
Para se të merrej me aktrim veten e ka sprovuar në vallëzim e balet, por është refuzuar shkaku i gjatësisë së trupit, andaj iu përkushtua modelimit. Dhe, si modele ka prezantuar modën e dizajnerëve më të njohur turq. Karrierën si aktore e arriti sidomos në serialet shumë të shikuara, “Sila”, “Ezel”, “Sulejmani i madhërishëm” etj.
Jeta private e aktores 36-vjeçare është me shumë batica. Puna me dashuri nuk i ka ecur edhe aq mirë derisa filluan edhe xhirimet në serialin “Ezel”, ku luajti rolin e Ejshanit. Konkretisht, në kohën kur filluan xhirimet e serialit, Cansu ishte në lidhje me komikun turk Kemo Jilmazin, me të cilin edhe planifikonte të martohej… Por, një gjë e tillë nuk ndodhi, meqë e kuptoi se ia e tradhtonte me shoqen e saj më të ngushtë, manekinën Ahu Jagtu. Megjithatë, i mbylli sytë para tradhtisë së tij dhe disa muaj më vonë u martuan dhe së bashku kanë një djalë. Mirëpo, lidhja e tyre nuk funksionoi dhe i dhanë fund martesës, duke vazhduar të jetojë me djalin.



Në vitin 2009, në kohën e xhirimeve të serialit “Ezel”, në të cilin krolin kryesor e luante i njohuri Mehmet Kosova, Kenan Imirzalioglu, ndodh edhe një romancë dashurie ndërmjet Cansu dhe Kenanit. Kjo bëri që Kenani ta lë të dashurën e tij, aktoren turke, Zejnep Beserler, kurse Cansu ndahet na komiku turk Kemo Jilmazi. Por, edhe kjo lidhje së shpejti merr fund…
Dhe, ndodhi si ndodhi, Cansu së shpejti njihet me një komik tjetër turk, me Okan Bajulgenin, me të cilin ishin në lidhje dy vjet të plota.
Në serialin shumë të shikuar “Sulejmani i madhërishëm”, Cansu luan rolin e robëreshës Firuz, e cila ishte pikë e dobët e sulltaneshës Hyrem, meqë e xhelozonte nga frika se do ia marr
Sulltanin…
Kënaqësia e saj e veçantë është udhëtimi. Kënaqet kur e drejton veturën me shpejtësi të madhe… Por, meqë dëshiron edhe të pijë alkool, shpesh është dënuar edhe nga policët e trafikut, madje disa herë i është marrë edhe patentëshoferi.


Sidoqoftë, gazetarët turq kështu e përshkruajnë aktoren sensuale turke: Absolutisht shumë e bukur, por irrituese e ashpër!
Sidoqoftë, Cansu, e që në turqisht do të thotë “ujë jete”, jeton në kuartin luksoz të Stambollit “Bebek”, në pjesën evropiane të Bosforit.
Biografia e Cansu Dere "Zejnep" dhe cila pije asaj i pelqen me shume! Biografia e Cansu Dere "Zejnep" dhe cila pije asaj i pelqen me shume! Reviewed by Kliko per me shume... on December 28, 2017 Rating: 5
Powered by Blogger.