Loading...

“Anxhali”: Jeta ime pas divorcit dhe marrëdhënia me djalin tim Jaydon (FOTO)


Aktorja e famshme indiane, Dalljiet Kaur është e njohur në Shqipëri, si “Anxhali” në serialin, “Si ta quaj këtë dashuri”.
Dalljiet Kaur, në Indi njihet për interpretime të roleve të shumta, duke bërë që ajo të jetë në qendër të vemendjes edhe në aspektin privat të saj.
Disa vite më parë “Anxhali” është ndarë nga bashkëshorti, për shkak të dhunës në familje. Periudha e saj e divorcit ka qenë e vështirë, edhe për arsye të fëmijës. Pas divorcit aktorja rrëfen se ka humbur 25 kg.
Megjithatë jeta e saj tanimë ka marrë një tjetër rrjedhë dhe ajo është shumë e lumtur që po bën një jetë të shëndetshme sëbashku me djalin, Jaydon.
Të dy sëbashku kanë vijuar jetën në një vilë shumë të bukur.
Orët që kalojnë me njëri – tjetrin “Anxhali” i përshkruan si frymëzim, pasi sipas saj Jaydon është gjithçka për të.
Marrëdhënien e tyre të veçantë e tregojnë më së miri dhe fotot që ata realizojnë herë – pas here ose shkrepjet e ndryshme profesionale.
“Shooting-u” i tyre i fundit është realizuar në Mars të këtij viti, të cilat menjëherë janë shpërndarë në portale apo gazeta të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Anxhali”: Jeta ime pas divorcit dhe marrëdhënia me djalin tim Jaydon (FOTO) “Anxhali”: Jeta ime pas divorcit  dhe marrëdhënia me djalin tim Jaydon (FOTO) Reviewed by Kliko per me shume... on December 28, 2017 Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.