Pjesa 182. Pjesa fillon me Arnavin qe i thote kushit qe kamarieri te filloje te shperndaje dreken te ftuarve po kushi i thote qe kamarieri nuk do te vije dhe se i duhet te beje gjithcka vetem dhe Arnav habitet. Kushi nxiton te shperndaje pjatat,po Arnav vendos qe te behet kamarier per te dhe e ndalon para se te largohet me pjatat. Kushi habitet dhe zemra fillon ti rrahe shpejt teksa Arnav merr pjaten dhe i thote qe te gjithe po presin per pilafin. Kushi hutohet fare dhe nuk i besohet qe Arnav Sing Raizada po e ndihmon te shperndaje ushqimin. Ajo nuk ia ndan syte e hutuar teksa mbush pjaten me pilaf sa per pese pjata. Nga ana tjeter Arnav po e ben mjaft mire punen e tij. Tetoja therret kushin qe ta sjelle ne vete dhe ajo habitet kur shikon se cfare ka bere. Njera nga te ftuarat lavderon Arnavin si kamarier po ajo nuk e di qe Arnav Sing Raizada, milioneri qe puneson sherbetore te punojne per te dhe ska bere kurre as nje çaj ne jeten e tij, sot u be kamarier vetem per Kushin. Kushi mundohet ta pyese Arnavin se perse po e ben kete po Arnav i thote qe po e ben sepse ajo kishte nevoje per ndihme. Kushi merr pjatat ne dore dhe mundohet te largoje nje pjese te flokeve qe i kane rene ne fytyre dhe Arnav e ndihmon dhe ngadale ia prek fytyren dhe i largon floket, dhe te dy humbasin ne njeri-tjetrin.
Kushi largohet e para qe te vazhdoje me ushqimet dhe njera nga te ftuarat i therret "kamarierit" qe te sjelle uje dhe kushi nervozohet dhe pret per te bertiturat e tij po ai largohet pa thene asnje fjale. Kushi i flet tetos dhe i thote qe ai nuk eshte kamarier....,po Arnav kthehet me nje gote uje para se Kushi te thote se kush eshte. Arnav largohet dhe kushi i thote tetos qe ai eshte Arnav Sing Raizada,kunati i motres -"....dhe me duket se ai nuk ndjehet mire sot". Te gjithe largohen dhe Arnav ndihmon kushin te pastroje pas rremujes. Ai perfiton qe ata jane vetem dhe fillon te luaje pak me te. Arnav e kupton qe ajo eshte e hutuar nga prezenca e tij,dhe buzeqesh shume e me shume pas cdo fjale qe thone. Kushi nuk eshte mesuar me nje Arnav te qete qe buzeqesh dhe sherben ushqim te ftuarve,ajo eshte mesuar me nje Arnav nevrik qe vetem bertet,dhe ky ndryshim e ben kushin te hutuar.
Arnav e shikon qe ajo ka ngrire fare dhe e pyet nese ajo eshte mire,dhe Kushi vetem tund koken. Arnav merr xhaketen e tij dhe nis te largohet,por kthehet te porta dhe i thote-" Kushi! Mund te me falenderosh sonte ne mbremje." Pak me vone kushit i duhet te dergoje te afermit e saj ne shtepine Raizada per ceremonine qe do behet ne mbremje. Nderkohe Manorma thote qe Anxhali po vonohet me shume se duhet tek tempulli dhe shami qesh me vete. Bie dera dhe nena gezohet qe miqte erdhen per ceremonine. Kushi prezanton te afermit e saj per nenen,Manormen dhe Mahendren. Nderkohe kushi kerkon me sy te shohe Arnavin dhe nena e ve re -"Ke po kerkon,bije?" Kushi i thote qe i duhet te largohet tani se vetem erdhi te sillte te afermit. Ajo ngrihet te largohet,dhe Arnav vjen poshte dhe ngrin sapo e shikon Kushin. Nena i shikon teksa humbasin ne syte e njeri-tjetrit,te lumtur ne ate boten e tyre. -"Une....." Kushi mundohet te flase te gjeje nje arsye te qendroje pak me shume dhe nena e kupton,dhe i kerkon te zgjedhe nje sari si dhurate. Kushi zgjedh nje sari te verdhe dhe nje sari ngjyre roze po nuk di ke te zgjedhe. Arnav zbret poshte dhe ben sikur po flet ne tel. NK i thote te zgjedhe sarin e verdhe dhe Arnav menjehere zgjedh tjetrin. -"Eshte i shemtuar, e kam thene edhe me pare,apo jo Aman?" Arnav kthehet nga kushi per ta lene te kuptoje qe fjalet e tij jane per ate -"Kjo eshte zgjedhja me e mire." Kushi buzeqesh qe Arnav po zgjedh per ate, po NK vazhdon serish ti thote per sarin e verdhe. Ajo i mban te dy ne duar,dhe Arnav i flet serish-"Aman,nese i pelqen te dy,atehere zgjidh ate qe pelqeve fillimisht." Arnav e shikon qe kushi buzeqesh te sari roze dhe duket qarte zgjedhja e saj po nxitohet nga NK te marri sarin e verdhe. Ajo nis ti thote nenes per sarin e verdhe,po e ndryshon kur shikon qe Arnav po merzitet nga zgjedhja e saj, dhe vendos te marri sarin qe Arnav deshiron.
Ju Lutemi Klikoni Reklamat Me Poshte!
Loading...
"Si ta Quaj kete Dashuri?" Pjesa fillon me Arnavin qe i thote kushit qe kamarieri....
Reviewed by AFL Latest
on
September 18, 2017
Rating: