Loading...

"Si ta Quaj kete Dashuri?"Neser do te Ndiqni....Pjesa 184. Pjesa fillon ne dhomen e nuses!


Pjesa 184. Pjesa fillon ne dhomen e nuses. Halla kupton qe pajal eshte e merzitur dhe i thote qe te harroje per martesen e pare qe nuk ndodhi dhe te perqendrohet te burri qe do martohet sot. Edhe babai e mbeshtet hallen dhe ngre doren ngadale qe te bekoje pajalin. Manorma vjen aty dhe i nderpret, ajo u thote te nxitojne te behen gati. Para se te dali ajo shikon qe pajal ka vetem dy valixhe te vogla me vete. Manorma i ofendon dhe u thote qe,vertet do ta dergoni nusen me dy pale rroba, pa paje te madhe. Ajo i ofendon qe jane te varfer dhe largohet e gezuar. Nderkohe NK shkon prane Akashit me çaj ne dore qe te qetesoje nervat po habitet shume kur Akash i thote qe nuk eshte nervos aspak. Nk i ben nje fjalim te vogel per ceremonin e marteses. Akash permend femijet pas marteses dhe NK gezohet shume per nipat dhe mbesat qe do vijne. Sa me shume qe NK i permend i gezuar,po aq shume Akash fillon ta zere paniku i femijeve. Pak me vone,ne sallon,nena,Manorma dhe Mahendra bisedojne per vonesen e Anxhalis dhe NK i degjon. Nena e shqetesuar u tregon per zhurmen qe degjoj para se te mbyllej tel. Nderkohe shami po blen gjerat qe i duhen per funeralin pas vdekjes se Anxhalis. Sapo shitesi kthehet nga ana tjeter,shami fillon te buzeqeshe dhe flet me vete,qe Kushi nuk ka perse pret qe zija te kaloje,se ajo do jete e tij deri atehere. 







Nderkohe kushi po sillet rreth e rrotull e po mendon per Arnavin dhe pothuajse-propozimin e tij. Ajo prek bindin ne balle dhe qesh. Kushi shikon qe ne pasqyre eshte shkruar nje mesazh -" Kushi me tako ne tarrace,tani." Kushi shikon rreth e qark se kush mund ta kete shkruar. Ajo buzeqesh e lumtur se mendon qe ai mesazh eshte nga Arnav. Zemra i rreh forte teksa mendon fjalet e tij me heret. Ajo flet me vete e hutuar-" Cfare do te me thuash, Arnav? Mos do te thuash qe...." Akoma e buzeqeshur,ajo fshin pasqyren dhe pastaj largohet. Arnav shkon ne sallon dhe pyet se cfare ka ndodhur,dhe nena i tregon per Anxhalin dhe zhurmen qe degjoi para se te mbyllej tel. Ai telefonon shoferin po nuk lidhet dot me te. Ai provon edhe Anxhalin dhe shqetesohet shume qe nuk arrine te lidhet me asnjerin. 

Nje polic telefonon dhe lajmeron qe makina e tij ka bere aksident,dhe te gjithe shokohen. Shami eshte aty i fshehur dhe gezohet shume,duke menduar qe plani i tij ka funksionuar. -" Kushi,ku ishte problemi yt,apo jo? Qe jam i martuar. Shiko,tani nuk jam i martuar. Tani jam vetem nje i ve,i shkrete." Arnav kerkon te flase me motren por polici i thote qe nuk kishte njeri ne makine. Arnav shqetesohet shume dhe i bertet policit,si ka mundesi qe nuk e dine se cfare ka ndodhur. Ai mbyll tel dhe i thote nenes qe do shkoje atje te shohe vet. Nena nuk do qe ai te largohet,po nuk ka fuqi ta kundershtoje. Ai largohet dhe mendon fjalet qe dikur i ka thene motra-" eshte ne rregull tani,se jam ketu. Po nuk ka garanci ne jete. Neser,zot na ruaj,nese dicka ndodh...dhe une sjam me. Ai nxiton te dale nga dera dhe pa arritur tek makina,ngrin ne vend. Brenda,shami shikon nenen te shqetesuar dhe te tjeret qe mundohen ta qetesojne,dhe flet me vete se si mbreteresha,do donte qe ai te vazhdonte jeten dhe te fillonte nga e para. Ai largohet i gezuar. Nderkohe Arnav i ngrire,shikon qe Anxhali eshte aty,e fashuar ne krahe dhe ne balle. Ajo eshte gjalle,ai nuk e humbi ate. Anxhali nxiton te afrohet prane Arnavit,akoma i ngrire nga frika se per pak e humbi. Ai e shikon si nje femije qe gati humbi njeriun me te shtrenjte. A-"Moter ..... mendova qe.." Ai zgjat duart, e prek ngadale, dhe e pyet nese eshte mire dhe e perqafon, syte te mbushur me lot por e mban veten te mos bie. Anxhali ii shpjegon se cfare ndodhi-telefonata e nenes, frenat nuk punonin,aksidenti. Arnav e ndihmone te hyje brenda,dhe Anxhali i tregon qe shoferi eshte lenduar shume,dhe ajo e dergoi ne spital.


 Ju Lutemi Klikoni Reklamat Me Poshte!




Loading...
"Si ta Quaj kete Dashuri?"Neser do te Ndiqni....Pjesa 184. Pjesa fillon ne dhomen e nuses! "Si ta Quaj kete Dashuri?"Neser do te Ndiqni....Pjesa 184. Pjesa fillon ne dhomen e nuses! Reviewed by AFL Latest on September 18, 2017 Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.