Loading...

"Si ta Quaj kete Dashuri?"Pjesa 183. Pjesa fillon me dy motrat qe perqafojne njera-tjetren....


Pjesa 183. Pjesa fillon me dy motrat qe perqafojne njera-tjetren dhe pajal i thote kushit qe do ti marre gjithe dhuratat e saj,teksa prinderit dhe halla i shohin. Kushi jep nje dhurate tjeter,nje shami me emrat e saj dhe te Akashit te qendisur. Kushi i thote qe shamija nuk eshte per te fshire lotet se Devy Maiyaa nuk do ta lere te qaje,po eshte per kur te semuret. Halla emocionohet dhe thote qe njera kukull po i largohet sot dhe neser.... K-"....neser do jem serish ketu,nuk do mundesh te me largosh aq lehte." Nderkohe Anxhali eshte rruges per ne shtepi dhe makina e saj vazhdon te rrjedhe. Shami po pret per lajmin dhe fillon te buzeqeshe me vete,dhe NK e shikon dhe ben shaka,e thote qe ska lumturi pas martese, vetem nese gruaja nuk eshte ne shtepi. Nderkohe bie zilja e deres,dhe familja Gupta vjen aty dhe te gjithe i mirepresin. Arnav gjithashtu vjen dhe menjehere shikon Kushin dhe i buzeqesh lehte. Ajo nuk e di cfare te beje, po i buzeqesh lehte dhe shami i shikon. Nena i mirepret te hyjne brenda dhe i thote pajalit,se kete here ajo nuk do te largohet me,dhe kushi emocionohet dhe fillon te qaje. Ajo nis te hyje brenda po dikush e ndalon.



Arnav i ofron shamin e tij. Kushi nuk e merr,po Arnav kembengul dhe ia heq çantat qe kishte ne dore dhe ia jep shamin. Kushi fshin lotet dhe i thote-" Une....thjeshte.....". A-" Motra jote po martohet. Ajo po te le,pergjithmone,e kuptoj." Shami po i shikon i fshehur,teksa kushi i jep shamin Arnavit dhe ai i jep çantat. A-"Por, Kushi, a eshte e nevojshme te qash per cdo gje te vogel?" Ai e pyet sepse cdo lot i saj e lendon ate,por Kushi nuk di si ti pergjigjet dhe nis te largohet pa thene asnje fjale. Ai therret emrin e saj para se te largohet dhe ajo ngrin. Ai mbledh gjithe kurajon dhe i thote-" Dua te flas me ty." K-"Per cfare?" A-" Thjeshte dua." Arnav i afrohet dhe Kushi ecen mbrapsht,teksa shami i shikon i nevrikosur. Para se Arnav te mund te thoje dicka tjeter,shami afrohet dhe i nderpret. Arnav shikon shamin dhe pastaj kushin,dhe serish kthehet nga shami qe i thote se Akash po e kerkon. Kushi merzitet nga prania e shamit dhe nuk e shikon fare. 

Arnav shikon kushin,dhe ajo ngre syte dhe e shikon sikur do ti thote "mos me ler vetem" po Arnav nuk e kupton shikimin e stresuar te saj. Shami i nderpret serish dhe kembengul qe Arnav te shkoje te Akash. Arnav e shikon edhe njere kushin duke u munduar te kuptoje shikimi e saj dhe largohet. Sapo Arnav largohet,shami mundohet te flase me kushin po ajo largohet menjehere pa thene asnje fjale. Shami nevrikoset dhe thote me vete qe do ta beje kushin te flase ne nje menyra apo nje tjeter. Nderkohe Arnav shkon te pishina dhe po ndihmon Akashin me veshjen e tij por mendjen e ka vetem te kushi dhe biseda qe nuk e perfunduan. Akash e shikon qe ai nuk e ka mendjen dhe thote-"Pse je me nxitim?" Ar-" Huh?Une? Jo,pse duhet te jem ne nxitim? Ti duhet te takosh Kushin." Ak-"Cfare?" Ar-"Aah.....dua te them pajalin." Akash i kujton se nuk mund ta shohe nusen para dasmes,apo e ka harruar zakonin dhe Arnav shikon sa ketej sa andej, me zor e mban vendi. Edhe kushi nga ana tjeter e shtepise,ne dhomen qe pajal po behet gati,nuk e mban vendi dhe nxiton sa ketej sa andej duke ndihmuar motren te behet gati po mendja e saj nuk eshte aty,ka mbetur tek fjalet e Arnavit. Pajal i thote qe i kane humbur vathet dhe kushi shqetesohet me shume dhe fillon ti kerkoje. Pajal e shikon qe ajo eshte e hutuar dhe i thote-" Kushi,eshte dasma ime dhe ti je me e shqetesuar se une." Kushi i gjen vathet dhe i thote pajalit qe ka edhe shume kohe dhe duhet te nxitojne te behen gati.



Pajal e dergon kushin te sjelle hallen dhe mamane dhe kushi i thote qe duhet te takoje edhe Arnavin. Pajal e pyet se cfare do te flase dhe kushi i thote se nuk e ka iden se per cfare do te flase. Nderkohe shami ndodhet ne dhomen e tij dhe po ben prova se si do shtiret per "vdekjen" e Anxhalis. -" Cfare? Mbreteresha nuk eshte me? Ajo..... ka bere aksident? Jo,Jo,Jo kjo nuk mund te ndodhe. Nuk do mundem ta perballoj kete. Mbretereshe. Mbreteresha ime. Vertet nuk do mundem te te harroj...... Kushi, tani vetem ti mund te me ndihmosh ta harroj. Ti je Shpresa ime e fundit. Vetem ti mund ta sherosh kete plage,Kushi!" Shami fillon te qeshe me te madhe se mendon qe plani i tij do funksionoje patjeter. Nderkohe nena telefonon Anxhalin qe po vonohet shume po nuk lidhet dot me te. Nena i ankohet Mahendres qe Anxhali po vonohet dhe kur te vije do merzitet shume qe eshte vone. Ajo provon serish ti telefonoje dhe kete here Anxhali e hap telefonin. Anxhali mundohet te flase po makina fillon te perdridhet pak dhe ajo i thote shoferit qe te ece me kujdes. Shoferi i thote Anxhalis qe makina ka nje problem,nuk po i punojne frenat. Anxhali e leshon telefonin pa e mbyllur dhe mundohet te mbahet teksa makina eshte jashte kontrollit. Nena degjon zhurme dhe xhama qe thyhen dhe shqetesohet per Anxhalin,dhe telefoni shkeputet. Mahendra i thote qe ndoshta ra linja teksa nena mundohet ta telefonoje serish. Shami e degjon nenen te shqetesuar dhe thote me vete qe mbreteresha nuk do te kthehet me.

Nderkohe kushi po sillet rreth e rrotull dhe zemra po i del nga vendi kur shikon Arnav qe vjen drejt saj. Ata ndalojne para njeri-tjetrit,zemrat qe po u rrahin njesoj dhe humbasin ne shikimin e njeri-tjetrit. Ai i afrohet,nje hap me shume po nderpriten nga te ftuarit qe kalojne aty prane. K-"Ti......doje....te...." A-"...Te te thoja dicka. Kushi une.....". K-" .....Ti...." Ai afrohet pak me shume dhe ajo ecen mbrapsht, e nervozuar nga prania e tij,dhe zemra qe po i del nga vendi. Ata mundohen te flasin,po fjalet nuk po dalin. Te ftuarit serish kalojne dhe nuk e vene re zjarrin qe digjet mes te dyve. Arnav e kupton qe tani nuk eshte as koha dhe as vendi i duhur per ti shprehur dashurine,po kushi e shikon me vemendje,dhe pret qe ai te thote cka ajo po pret kaq gjate. Ai pelqen te luaje me te,vajza qe nuk e fsheh dot sa shume i rreh zemra kur ai i afrohet,dhe ai i afrohet dhe e mbeshtet te pasqyra. Ajo ska nga te mbaje, dhe mbledhe gjithe kurajon dhe ngre syte ta shohe. Arnav e shikon,pastaj diku me poshte....dicka e shperqendron. K-"Cfare?" Ajo mbyll syte teksa Arnav e prek....diku....merr dicka dhe e ngjit te pasqyra pas tyre,pa ia ndare syte asnje sek. Ajo mundohet te flase-" Arnav....ti...Cfare...? Arnav?" A-" Hmmm?" I mahnitur nga ajo,kaq prane tij. Dikush i nderpret dhe thote qe nena deshiron te flase me Arnavin. Arnav merzitet dhe vendos qe vazhdimi i bisedes duhet te prese per pak.

Ai nis te largohet,por ndalon dhe kthehet te shohe kushin. K-"Cfare?" Arnav i tregon me shenje te shohe ne pasqyre, ajo kthehet dhe shikon qe bindi i saj eshte ngjitur ne pasqyre,pikerisht ne mes te syve sic duhet te ishte. Ai nis te largohet, serish, por kthehet te shohe reagimin e kushit. Ajo kthehet nga ai,me nje shikim qe pyet nje pyetje ne heshtje,dhe ai buzeqesh per te. Sherbetori kembengul qe nena po e kerkon dhe Arnav thote-"ok", buzeqesh serish dhe largohet. Kushi buzeqesh me vete dhe merr bindin e saj dhe e ve ne balle ku duhet te jete. Kushi e di cfare do te thote dhe nuk ndalon se qeshuri teksa largohet. Shami po i shikonte i fshehur. Edhe ai e ka kuptuar premtimin e heshtur te Arnavit. -" Ai bindi duhet te jete i imi. Nga sot,mbreteresha nuk do jete me dhe ti do vesh sindor (boja e kuqe) ne emrin tim. Shami shkon poshte dhe shikon qe asnje nuk eshte aty dhe uron veten per planin e perkryer,dhe thote qe dasme e pajalit nuk do te behet. 
"Si ta Quaj kete Dashuri?"Pjesa 183. Pjesa fillon me dy motrat qe perqafojne njera-tjetren.... "Si ta Quaj kete Dashuri?"Pjesa 183. Pjesa fillon me dy motrat qe perqafojne njera-tjetren.... Reviewed by AFL Latest on September 18, 2017 Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.