Një nga ngjarjet në showbiz-in shqiptar që ka bërë goxha bujë kohët e fundit është ndarja e çiftit Xheni-Bernardi, të cilët e patën fillesën e tyre në shtëpinë e Big Brother.
Për të folur për arsyet që kanë çuar drejt këtij vendimi, Xheni ka zgjedhur emisionin e Top Albania Radio, “Thuaje me Pepsi” nën drejtimin e Dojna Memës.
“Ndarja ka ardhur nga unë”, – është shprehur Xheni.
“Kemi dy muaj që jemi ndarë sepse Bernardi ka nevojë të rritet dhe pak. Ndoshta nga Big-u kujtoi se ishte më personazh se ç’ishte dhe harroi se kishte një të dashur nga pas”
Ajo ka treguar edhe se është përpjekur të distancohet nga ai, që Bernardi të “sistemohet”, por ai vazhdoi me të njejtat gjëra.
E pyetur nëse e mendon rikthimin me djalin nga Laçi, Xheni e ka mohuar kategorikisht.
“Unë e shihja Bernardin si mashkullin e jetës”, – rrëfen Xheni. “Por ai kishte plane të tjera dhe deri tani nuk ka asnjë ndryshim nga ai”.
Epo, ky qenka pra, edhe fundi i çiftit të njohur që brenda vitit u krijua dhe brenda vitit u “shkërmoq”. /Blitz.al/
Xheni flet për ndarjen nga Benardi: “Ndarja erdhi nga unë”
Reviewed by Kliko per me shume...
on
December 06, 2017
Rating: