Loading...

"Si ta Quaj kete Dashuri?" Te Henen do te ndiqni,gjyshja dhe halla anulojnë martesën!


Halla i bërtet Kushit. Në këtë moment bie dera dhe Kushi mendon se është mamaja e saj dhe shkon ta hapë por në fakt është gjyshja e Arnavit. Ajo i thotë hallës se në shtëpinë Raizada nuk mundën të flisnin siç duhet prandaj ka ardhur. Ajo thotë se një vajzë si Kushi s’mund të jetë kurrë nuse e asaj shtëpie. Gjyshja shikon shtëpinë dhe thotë se e kupton që ato po e bëjnë këtë që të jetojnë në një vend më të mirë. Mamaja e Kushit vjen në shtëpi dhe habitet kur e dëgjon këtë. Halla i thotë të mos fajësojë vetëm Kushin sepse edhe Arnav ka përgjegjësi për këtë. Gjyshja i thotë hallës se Kushi e ka vënë këtë shtëpi në emër të saj. Halla habitet. Kushi thotë se nuk di gjë. Halla thotë se nuk do e lejojë këtë martesë. Halla mban anën e Kushit dhe thotë se as ajo s’ka për ta dhënë vajzën. Gjyshja largohet. 

Halla i thotë Kushit se fajin e ka Arnav. Kushi mbron Arnav. Mamaja e saj vjen dhe i gjuan në shpullë. Ajo i thotë të shkojë në dhomë. Gjyshja shkon në shtëpi dhe i thotë të mos bëjnë asnjë përgatitje për martesën. Të gjithë habiten. Gjyshja i vë fajin hallës së Kushit që kjo martesë nuk do bëhet. Arnav thotë se përgatitjet do bëhen dhe se do flasë ai me hallën. Ai shkon tek shtëpia e hallës. 

Ai shkon tek Kushi dhe i sheh faqen e kuqe. Ai e pyet kush e bëri këtë. Kushi e përqafon shkruan . Arnav i thotë hallës se nesër do vijë sipas traditës. Natën Arnav mendon për Kushin. Ai vendosë të shkojë tek ajo. Arnav hyn në dhomën e Kushit dhe ajo habitet kur e sheh. Arnav i kujton Kushit momentet kur e ka bërë të vuajë në të kaluarën dhe i kërkon falje. Kur Arnav largohet halla dëgjon zhurmën e makinës dhe e kupton që ai ka qenë atje. 

Nga ana tjetër Arnav kthehet në shtëpi dhe para i del Anxhali dhe NK. Ata e pyesin nëse ishte te Kushi por Arnav nuk e pranon. Anxhali thotë se Arnav ka rënë në dashuri. Gjyshja gjen sërish një justifikim dhe thotë se ajo akoma nuk i ka njohur babin dhe mamin e Kushit dhe se ata nuk kanë ardhur ta takojnë. Arnav i thotë të shkojnë t’i takojnë në moment. Ai dhe gjyshja nisen për tek shtëpia e hallës. Arnav merr Kushin në telefon dhe i thotë se po vjen me gjyshen.

 Kushi i thotë Garimas dhe ajo shqetësohet. Rrugës gjyshja i thotë Arnavit se nuk e njeh Kushin. Arnav i thotë se e rëndësishme është që ai e njeh sa duhet. Ai i tregon gjyshes se Kushi është jetime si ai pasi prindërit i kanë vdekur dhe se mamaja dhe babi me të cilët Kushi jeton janë prindërit e Pajalit. Arnav tregon se kur prindërit e Kushit bënë aksident tezja e saj e birësoi. Gjyshja pyet nëse kjo është e vërtet dhe Arnav i thotë po.
"Si ta Quaj kete Dashuri?" Te Henen do te ndiqni,gjyshja dhe halla anulojnë martesën! "Si ta Quaj kete Dashuri?" Te Henen do te ndiqni,gjyshja dhe halla anulojnë martesën! Reviewed by Kliko per me shume... on December 22, 2017 Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.