Loading...

"Si ta Quaj kete Dashuri?" Neser do te ndiqni,Anxhali shkon të abortojë bebin, Arnav arrin në kohë...


Pasi vë Kushin në gjumë Arnav shkon tek dhoma e Anxhalisë por nuk e gjen aty dhe shqetësohet. Më pas ai shkon tek dhoma e gjyshes dhe e sheh Anxhalinë duke fjetur në prehrin e saj. Gjyshja ja bën me shenjë të mos bëjë zhurmë. Akash kthehet në shtëpi. Pajal i thotë se ishte shumë e shqetësuar për të. Akash i thotë se donte të rrinte vetëm. Pajal mundohet ta qetësojë por Akash është me nerva që ajo ja fshehu të vërtetën e Shamit dhe fajëson atë për situatën që u krijua në familje. 


Arnav i tregon gjyshes që e dinte për Sham shumë kohë para që në martesën e Akashit kur e pa Shamin dhe Kushin në tarracë. Më vonë Arnav bëhet gati për te shkuar në kompani. Kushi i sjell ilaçet dhe i thotë se ai duhet të gëzojë shëndet që të kujdeset për Anxhalinë. Arnav afrohet drejt Kushit por ajo largohet. Arnav i thotë Kushit se ka ardhur koha që ajo mos të largohet sa herë ai afrohet. Kushi buzëqesh. Arnav largohet dhe thotë se kaq donte: një buzëqeshje në fytyrën e Kushit. Shërbëtori i thotë Kushit se Anxhali nuk ka ngrënë. Kushi e merr pjatën dhe shkon në dhomën e Anxhalisë. Anxhali thotë se do të rrijë vetëm por Kushi futet. Ajo sheh Anxhalinë duke parë fotot e Sham. 



Kushi i thotë Anxhalisë se e di që është e lënduar por duhet të hajë sepse Arnav mërzitet kur e sheh në këtë gjendje. Anxhali vazhdon te shohë fotot e Shamit. Kushi e pyet: “Ti do një vajzë që të sjellë lumturi në jetë apo jo?” Kushi i thotë Anxhalisë ta harrojë Shamin dhe të mendojë për fëmijën. Ajo largohet. Anxhali vë dorën tek barku dhe qan.Arnav dhe Akash kthehen në shtëpi. Akash shkon në dhomën e Anxhalisë por nuk e gjen aty, Ai fillon ta thërrasë dhe të gjithë vihen në kërkim të Anxhalisë. Arnav kujton momentin kur Anxhali i tha se donte të rrinte vetëm. Shërbëtori thotë se e pa Anxhalinë të ikte me makinë para një ore.


 Arnav i bërtet pse e la të shkonte. Akash qetëson Arnavin. Arnav i thotë Akashit të qëndrojë në shtëpi pasi ai do shkojë të kërkojë Anxhalinë. Arnav arrin ta gjejë ku është Anxhali pasi shoferi i taksisë që ka hipur Anxhali i kërkon Arnavit lekët dhe thotë se Anxhali ndaloi në një spital. Anxhali i thotë doktoreshës se nuk e do këtë fëmijë. Doktoresha e pyet çfarë i ka ndodhur. Anxhali i thotë se është mirë por nuk do ta mbajë fëmijën, Doktoresha i thotë se ajo nuk ka për ta hequr bebin dhe s’duhet të marrë vendime të nxituara. Arnav arrin në spital. Ndërkohë Anxhali i thotë doktoreshës se e ka vendosur dhe se do shkojë diku tjetër që ta heqë. Ajo largohet. Doktoresha e thërret. Arnav dëgjon doktoreshën duke thërritur Anxhalinë.
"Si ta Quaj kete Dashuri?" Neser do te ndiqni,Anxhali shkon të abortojë bebin, Arnav arrin në kohë... "Si ta Quaj kete Dashuri?" Neser do te ndiqni,Anxhali shkon të abortojë bebin, Arnav arrin në kohë... Reviewed by Kliko per me shume... on December 04, 2017 Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.