"Si ta Quaj kete Dashuri?" Neser do te ndiqni,Arnav dhe Kushi në çaste romantike, halla nuk i lë rehat...
Kushi rrëzohet dhe Arnav e mban por lëndon kurrizin e tij. Garima i thotë Arnavit se do përgatisë diçka dhe Kushi t’ja vendosë në kurriz. Arnav pranon dhe heq këmishën. Kushi habitet dhe e pyet çfarë po bën. Arnav i thotë se dhimbjen e ka në kurriz jo në këmishë. Arnav shtrihet dhe Kushi i bën masazh. Ai komplimenton Kushin për masazhin dhe i thotë se njerëzit rrëzohen kur dikush mendon keq për ta. Kushi e pyet çfarë mendon ti dhe Arnav me shpejtësi e kap dhe e kthen në krevat teksa ndodhet sipër saj. Ai i thotë Kushit se bëri mirë që ra. Kushi skuqet dhe Arnav ja vë në dukje këtë. Halla i thërret dhe të dy çohen me shpejt. Arnav e vë sërish Kushin në punë sipas marrëveshjes. Arnav kthehet në shtëpinë Raizada.
Ai merr Kushin në telefon dhe e pyet nëse po i mungon. Kushi e merr vazhdimisht në telefon natën Arnavin për ta besdisur dhe nuk e lë të flejë. Arnav shkon sërish tek shtëpia e hallës dhe ja heq telefonin Kushit nga dora. Kushin e zë gjumi. Arnav e merr hopa dhe e vendos në shtrat. Ata flenë bashkë . Kushi zgjohet në mëngjes dhe habitet kur sheh Arnavin pranë saj. Arnav i thotë të flejë dhe largohet. Dera bie dhe Kushi shkon ta hapë. Qiraxhiu i thotë Kushit se dikush tjetër është bërë pronar i shtëpisë dhe ai kërkon 24 mijë rupi të tjera.
Kushi habitet dhe shkon të flasë vetë me pronarin. Ajo shkon tek një zyrë dhe i bërtet personit por pa e parë sepse ai është me kurriz. Personi kthehet dhe Kushi habitet kur sheh Arnavin. Ajo e pyet pse po e bën këtë. Arnav i thotë se nëse nuk kthehet në shtëpi do e shkatërrojë shtëpinë e saj. Kushi refuzon të kthehet. Ajo largohet me nerva. Ditën tjetër në shtëpinë e hallës ndërpritet edhe uji. Kushi mendon se këtë e ka bërë Arnav.
"Si ta Quaj kete Dashuri?" Neser do te ndiqni,Arnav dhe Kushi në çaste romantike, halla nuk i lë rehat...
Reviewed by Kliko per me shume...
on
December 14, 2017
Rating: