Aktori i njohur indian Akshay Dogra është bërë i njohur në Shqipëri me rolin e “Akash” në serialin “Si ta quaj këtë dashuri”. Akshay së fundmi ka qenë kryefjala e mediave indiane pas një statusi ku i zemëruar ka treguar se në punën si aktor i janë bërë shumë padrejtësi, shkruan revistawho.com. Ai ka shkruar se në një postim në Instagram se pas rolit si “Akash”, kishte shpresuar që do të merrte një rol kryesor, por nuk ka ndodhur kështu.
“Kam menduar këto 3, 4 vitet e fundit për këtë gjë, por vetëm sot do i shpreh ndjenjat. Unë u bëra i njohur nga seriali “Si ta quaj këtë dashuri”, por duke qenë se nuk kisha rol kryesor nuk pata shumë sukses. Pas atij roli, doja që të bëhesha edhe më i famshëm, jo vetëm për publikun, por edhe kolegët aktorë të më njihnin. Doja që ata të më respektonin. Kaluan vite, por kjo nuk ndodhi, jam i zhgënjyer.
Në televizion nuk vlerësohet talenti, por paraja. Nëse një serial transmetohet në një kanal shumë të ndjekur, nuk ka rëndësi sesi luan ti, prapë do ndiqet. Nëse një aktor mediokër ndiqet çdo ditë, njerëzit mësohen me të dhe ata bëhen të famshëm. Njerëzit mendojnë se këta aktorë janë të mirë ndërkohë që aktorët e talentuar nuk kanë kurrë rastin të luajnë role të mira. Kjo është pabarazi. Aktorët e mirë humbin”, ka shkruar aktori indian dhe shumë kolegë të tij e kanë mbështetur. Më vonë Akshay Dogra e ka mbyllur Instagramin duke mos i vënë shumë rëndësi komenteve që do shkruheshin aty.
Nuk duroj dot më, pas rolit si “Akash” askush s’më ka respektuar
Reviewed by Kliko per me shume...
on
December 10, 2017
Rating: