Loading...

Keni dëgjuar për “Babagjyshin Sekret”? Ja nisma që dhuron buzëqeshje fëmijësh...


Fëmija i rritur, njeri, fluturoi derі në Hënë, përcolli mesazhe në kozmos, zbuloi jetë në Planetin e Kuq, рor ende me emocion i рret “netët e ѕhenјta” dhe një buzëqeshje i çelë fytyrën nën dëgjimin e një “Hoho”, që ndërmend i sjell plakushin buzagaz e trashaluq, gjithmonë duarplotë.
E Babagjyshi i mbijetoi dhe modernizimit, përgjithësisht mjekërbardhë e kostumkuq, herë më shumë e herë më pak trashaluq e faqeroz. I mbijetoi, e vjen çdo vit në ndërgjegjen fëminore si pjesë e pandashme e magjisë së festave të fundvitit.
Lajme të mira na mbërritën vjet, në prag fundviti, prej Polit të Veriut. Dhjetëra duzina Babagjyshësh zbarkuan me slita në vendin tonë, duke shpërndarë buzëqeshje gjithandej sa mundën. Ishin shumë, plot 821 të tillë, e shtynë slitën pa hezitim.
E gjitha kjo falë “Babagjyshit Sekret”, një projekt social i konceptuar dhe i iniciuar prej “Connext” dhe “Shoqatës Ura”, i cili që prej fundvitit të kaluar, vuri theksin tek intensifikimi i magjisë festive, mes krijimit të përjetimeve të magjishme fëminore për sa më shumë vogëlushë. Me përgjegjësinë e padiskutueshme kundrejt  3111  fëmijëve dhe 821″ Babagjyshëve Sekretë”, slitat bëhen gati për fluturim edhe këtë fundvit që prej datës 6 dhjetor deri në 6 janar.


Gjithë fëmijët e ciklit 9-vjeçar ftohen të bëhen pjesë duke i shkruar letrat e dëshirave të fundvitit Babagjyshit, Poli i Veriut, Kutia Postare 47. Letrat që do të dërgohen prej datës 6 dhjetor  deri në 25 dhjetor, do të mund t’i gjejmë në platformën  www.babagjyshisekret.al prej datës 6 dhjetor deri në 6 janar, së bashku më gjithë informacionin rreth procedurës.
Njerëz të ndryshëm, si ti, unë, ne, do të mund të bëhemi “Babagjyshë Sekretë” duke përzgjedhur një apo më shumë prej këtyre letrave për realizim. Bashkohu dhe ti duke u bërë babagjyshi i një dëshire fëminore apo edhe duke nxitur një fëmijë të shprehë dëshirën e fundvitit.
“Babagjyshi vendosi të pushojë dhe këtë vit, se ka zotë magjia e festave në këtë vend.  Babagjyshi beson se mund t’ia dalim. Edhe ne besojmë tek shqiptarët”.
Kaq shpejt, kaq thjesht! Vazhdoje përrallën #babagjyshisekret! Le të shtyhen slitat, e të oshtinë tringëllimat!
Keni dëgjuar për “Babagjyshin Sekret”? Ja nisma që dhuron buzëqeshje fëmijësh... Keni dëgjuar për “Babagjyshin Sekret”? Ja nisma që dhuron buzëqeshje fëmijësh... Reviewed by Kliko per me shume... on December 12, 2017 Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.