Loading...

Femra te Dashura jau sygjeroj mos ta humbisni!


Nëse normalisht nuk keni lëkurë të thatë, ndryshimet e temperaturave dhe dimri mund ta thajnë atë. Gjëja e parë që na shkon në mendje është lyerja me vaselinë dhe shmangia e grimit. Ekzistojnë disa mënyra akoma më të shëndetshme për një fytyrë plot shkëlqim. Ne po ju tregojmë disa mënyra për të pasur një fytyrë të freskët pavarsisht të ftohtit sipas “Beauty bakerie”

1-Përdorni krem hidratant. Kremi hidratant është miku më i mirë i femrave në mbarë botën. Edhe pse ju mund të keni një fytyrë të yndyrshme, një krem hidratimi për fytyrën mund t’ju ndihmojë të rregulloni yndyrën në fytyrën tuaj.


2- Pastroni fytyrën tuaj nga qelizat e vdekura. Pastroni fytyrën nga qelizat e vdekura dhe hapini rrugë bukurisë që eshtë nën to.


3-Kaloni nga pudër pluhur në krem pudër. Pudrat pluhur në shumë raste lënë një lëkurë të thatë, gjë që nuk është shumë e mirë për fytyrën në këto ditë të ftohta dimri. Përdorimi i kremit pluhur hidraton fytyrën dhe bën që të shkëlqejë dyfish. Pjesa më delikate e fytyrës në këtë periudhë janë buzët.


4-“Scrub”për buzët. Nëqoftëse keni planifikuar një buzëkuq të zakonshëm ose ata të tipit 24 orësh duhet të hiqni dorë. Ju duhet të përdorni ‘scrub’ për buzët edhe ai do të kujdeset për të mbajtur buzët tuaja të buta. Mund ta aplikoni edhe gjatë natës. Aplikojeni para se të shkoni në shtrat dhe do të zgjoheni me buzët e një bebeje.


5-Zvëndësoni buzëkuqët e thatë (matte) me buzëkuq likuide. Ne i duam shumë buzët mat, por në ditët e ftohta na duhet diçka më e butë. Për t’iu thënë lamtumirë buzëve të thata përdorni buzëkuqe ne formë likuide.
Femra te Dashura jau sygjeroj mos ta humbisni! Femra te Dashura jau sygjeroj mos ta humbisni! Reviewed by Kliko per me shume... on December 19, 2017 Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.