Për disa ai është DJ, disa të tjerë aktor e ndërsa të tjerët e njohin si moderator, këngëtar, imazh i markave të mëdha në Shqipëri, biznesmen…janë shumë dhe duhet thënë që është aq i suksesshëm në të gjitha. Së fundmi është bërë dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, por ky profesion ka zgjatur shumë pak: vetëm një ditë, edhe pse do donte të zgjaste edhe më shumë.
Ermali ka postuar në profilin e tij në Instagram teksa po xhironte në ambientet e Bashkisë së Tiranës së bashku me kryetarin Erion Veliaj dhe stafin e tij, për emisionin ‘Xing me Ermalin’ dhe duket se të drejtimi i Tiranës, mund të jetë një punë që Ermali mund ta bënte po aq mirë sa edhe të tjerat.
Megjithatë, bëhet fjalë për një skenë humori e cila do transmetohet në emisionin "Xing me Ermalin", këtë të shtunë.
"Isha dje 1 ditë Kryetar Bashkie i kryeqytetiti. Sa staf i bukur ishin... edhe pse më nxorrën me polici në fund. Na ndiqni të shtunën. Lali Eri dhe gjelat e Baldushkut pushtojnë skenën e Xing me Ermalin", shkruan Ermali.
Ermal Mamaqi ndërron profesion për një ditë, por do donte të zgjaste më shumë!
Reviewed by Kliko per me shume...
on
December 20, 2017
Rating: