Masakrimi i të riut shqiptar në burgun e Marsejës ka prekur të gjithë bashkëatdhetarët, të cilët jo vetëm janë të gatshëm të kontribuojnë për shërbimin spitalor, por po kërkojnë ditaditës reagimin e qeverisë shqipare.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, në redaksinë e "JOQ.al" kanë mbërritur dhjetëra mesazhe që bënin thirrje per reagimin e autoriteteve shqiptare dhe konsullatës së vendit tonë në Francë. Por përveç shqiptarëve të thjeshtë, që duket se janë me "zemër të ngrirë" për fatin e Florencit, të vetmit që kanë reaguar kanë qënë vipat.
Disa emra të njohur të showbizit shqiptar, po kërkojnë nga organet kompetente që t’i dalin në ndihmën e të riut. I pari është Noizy, që kërkoi nga Erion Velijaj dhe Edi Rama që të marrin masa. Erioni premtoi se do bisedojë me Ambasadorin shqiptar në Francë, për t’u informuar me rastin dhe për të gjetur një zgjedhje, por deri tani nuk ka arritur të bëjë asgjë.
Nuk e dimë ku është shteti shqiptar për 23-vjeçarin nga Shkodra që po lufton më vdekjen, por lutemi që ai të vazhdojë të luftojë. Ndoshta qeveria nuk do ti dalë kurrë për krah, por të gjithë shqiptarët janë me të.
Bashkëatdhetarët dhe vipat i kërkojnë qeverisë të ndihmojë Florencin!
Reviewed by Kliko per me shume...
on
December 22, 2017
Rating: