Bestytnitë i kanë shoqëruar njerëzit që nga kohët e lashta. Bestytnitë janë të lidhura me çdo festë ashtu siç janë edhe me Krishtlindjen. Këtu mund t’i hidhni një sy të gjithë besimeve që lidhen me këtë festë. Disa mund të duken të çuditshme ose “qesharake”, por të gjitha janë të mrekullueshme.
Personi i parë që hap derën mëngjesin e Krishtlindjes duhet të thotë” “Mirëseerdhe Babai i Krishtlindjes” për të uruar ardhjen e Krishtlindjes. Gjithashtu kjo ndihmon që të largohen shpirtrat e këqinj.
Asnjëherë mos jepni/dhuroni këpucë për Krishtlindje tëk njerëzit tuaj të afërt. Mendohet se atij personi që i dhuron këpucë shumë shpejt do të largohet nga jeta juaj.
Keku i Krishtlindjes gjatë shekullit të XIX konsumohej në vigjilje të Krishtlindjes. Gjithashtu besohej se nëse keku pritej përpara se dita të agonte do të sillte fat të keq. Një copë nga keku duhet të ruhet edhe për ditën e Krishtlindjes.
Pas natës së 12-të të Krishtlindjes zbukurimet duhet të hiqen, sepse në këtë mënyrë sjellin fat të mirë.
Shtëpia do të jetë e bekuar nëse personi i parë që e viziton është me flokë të zeza.
Fëmijët e lindur në ditën e Krishtlindjes do të kenë fat të mirë.
Disa njerëz në Greqi djegin këpucët e tyre, sepse në këtë mënyrë parandalojnë fatin e keq për vitin që do të vijë.
Për të pasur shëndet të mirë në vigjilje të Krishtlindjes duhet të konsumosh një kokërr mollë.
“Asnjëherë mos dhuroni këpucë për Krishtlindje”, zbuloni bestytnitë që njihen në të gjithë botën
Reviewed by Kliko per me shume...
on
December 26, 2017
Rating: