Sham pyet Kushin pse zgjodhi Arnavin dhe jo atë. Kushi i thotë se ajo do bënte gjithçka për Arnavin. Shami i thotë se ata janë të njëjtë pasi edhe ai do bënte gjithçka për Kushin. Sham thotë se Arnav duhet të paguajë për këtë. Arnav ndërkohë është duke u zënë me rrëmbyesit. Ai arrin të dalë nga ndërtesa dhe sheh Kushin. Kushi e thërret por Sham nuk e lë të shkojë. Ai është me kurriz dhe Arnav nuk mund ta shohë se kush është. Sham merr Kushin dhe e fut me forcë në makinë. Kushi i thotë ta lërë. Arnav merr makinën e njërit prej rrëmbyesve dhe ndjek makinën e Sham. Ndërkohë rrëmbyesit ndjekin Arnavin me motorra. Sham ndalon në mes të rrugës.
Ai merr Kushin dhe thotë se nëse ai nuk mund ta ketë dashurinë e saj atëherë askush s’do ta ketë. Sham i lidh Kushit duart dhe këmbët dhe e lë të shtrirë në mes të rrugës. Ndërkohë Arnav po e nget makinën me shumë shpejtësi. Kushi e sheh që ai po vjen drejt saj. Arnav sheh Kushin në tokë dhe frenon makinën. Ai shkon drejt Kushit për ta zgjidhur por në këtë moment vijnë rrëmbyesit. Arnav zihet me rrëmbyesit. Kushi arrin të zgjidhet vetë por njëri nga rrëmbyesit i vë pistoletën në kokë. Arnav e sheh dhe ndalon së rrahuri të tjerët. Kushi vrapon drejt Arnavit por rrëmbyesit e kap prej krahu me forcë dhe e tërheq mbrapsht. Kushi bie në një kanal. Arnav i merr pistoletën rrëmbyesit dhe i gjuan në kokë. Ai shkon të kërkojë Kushin. Arnav e gjen Kushin pa ndjenja. Ai e merr Kushin dhe qan duke i thënë se ajo do të bëhet mirë. Sham merr një telefonatë dhe i thotë se Arnav dhe Kushi janë arratisur .
Arnav merr Kushin në krahë dhe e përqafon. Pas disa minutave Kushi më në fund vjen në vete. Ata nisen për në shtëpinë Raizada. Kushi i thotë Arnavit se do që t’i thotë diçka por Arnav i thotë të flasin më vonë pasi ajo duhet të pushojë. Por Kushi është e vendosur t’i thotë se kush e rrëmbeu. Ajo i thotë Arnavit se rrëmbyesi është Sham. Arnav është i tronditur. Ai nuk mund ta besojë. Sham kthehet në shtëpi dhe Anxhali shqetësohet për të pasi e sheh me plagë. Sham sajon një histori duke i thënë se bëri aksident. Kushi hyn në shtëpi. Të gjithë habiten kur e shohin dhe e pyesin çfarë ka ndodhur. Edhe Sham bën sikur nuk di gjë. Pas Kushit hyn edhe Arnav. Këtu të gjithë habiten edhe më shumë kur e shohin Arnavin me plagë. Të gjithë vrapojnë drejt tij të shqetësuar. Manorama i thotë të gjithëve se Arnavin e kishin rrëmbyer.
"Si ta Quaj kete Dashuri?" Neser do te ndiqni, Shami i thot Khushit pse kerkon..
Reviewed by Kliko per me shume...
on
November 29, 2017
Rating: