Kryeministri Edi Rama ka prezantuar reformën e re të ujit ku do të vendosen matësa nëpër puse, vendim që nuk e kanë pritur mirë shumë njerëz. Ndër to edhe Ija e Besit e cila ka një pus në oborrin e shtëpisë.
Lidhur me këtë vendim të kryeministrit, gjyshja e famshme e Bes Kallakut dhe aktori kanë bërë një video të ciën e kanë dërguar tek "zeromedia.al" dhe i bëjnë thirrje Edi Ramës.
"Përshëndetje të gjithëve, jam këtu me Ijen dhe pusin e Ijes. Ka thënë Edi Rama që do i vë matëse pusit të Ijes", dëgjohet të thotë Besi në video. "Ça matësi, ky pus ka para se të kishe lind Edi Rama", i thotë Ija.
"Po ça matësi do t'i vendosësh pusit të Ijes mo Edo? Pusi i Ijes është shembur. Tani që do i vendosësh matës, do e mbyllë Ija pusin", thotë Besi. "Sa e dëgjova këtë muhabetin e matësit të pusit, u shemb gryka pusit. Ne jemi pa ujë, na sillni ujin, pastaj na vendosi matësin", përfundon Ija.
Ija e Besit i bën thirrje Edi Ramës: Na sillni ujin pastaj na vendosni matësin...
Reviewed by AFL Latest
on
November 08, 2017
Rating:
