Ka plasur sërish sherr mbrëmjen e sotme në "Dance with me". Pas kërcimit të Xhenit e Benardit, Roberti iu drejtua kastit me fjalët: "Të gjithë këta hanë dajak nga burrat", çka bëri që Fiori të nxehej e të kundërshtonte. "Bashkëshorti im as nuk e çon nëpër mend të ngrejë dorën mbi mua. Mjer gruaja jote", i tha Fiori.
Në këtë moment ndërhyri Mehdi Malkaj i cili iu drejtua Robertit: "Jep dorëheqjen", ndërsa Roberti në replikën e tij i përmendi faktin që ai është në pension. "Është tragjike të vdesësh para pensionit, jo të dalësh në pension", ja ktheu Mehdiu, por përgjigja e Robertit e nxehu edhe më shumë situatën. "Karagjoz", i tha Roberti-Mehdiut.
"Iu drejtua kastit, unë jam pjesë e kastit", tha Fjori dhe la mikrofonin duke u çuar në këmbë e duke lënë spektaklin./Xing.al
Plas në DWM: Roberti sherr me Fiorin, ofendon Mehdiun, nxehet keq Valbona....
Reviewed by AFL Latest
on
October 10, 2017
Rating:
