Ata u njohën në Big Brother, për t'u kthyer në çiftin më të komentuar në media e më të dashur për shqiptarët. Sot, ish-banorja Adelajda Xhamani u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit, shkak i një arresti kardiak.
Pas mesazheve prekëse nga miqtë e kolegët e 31-vjeçares, disa orë më vonë, edhe Bjordi me anë të një postimi në Instagram shkruan fjalë zemre për ndarjen nga jeta të Adelajdës. Ti e di se sa te veshtire e kam kete pjese, sepse jam natyre cinike, dhe jam e tille pikerisht per te mos u perballur me momente si ky. Ti e di qe nuk me pelqen te flas publikisht, sidomos kur behet fjale per cfare ndjej, por ne fund te fundit kur filluam aventuren tone sebashku e kemi bere perball te gjithve ndaj dhe per kete arsye perball te gjitheve me duhet te them se cfar ndjej.
Dhe pse kunder natyres time po i shkruaj kto fjale per ty, per respekt te te gjithe atyre qe te kan dashur, te gjith atyre qe nuk ngopeshin me ty, sepse ju fute aq thell ne zemer sa asnjeri me pare nuk e ka bere.
Linde ne nje bote shume te vogel per ty dhe luftove aq shume per te zgjeruar kufijte e botes tende sa asnjeri tjeter qe kam njohur. Kur kuptove qe kjo nuk mjaftonte fillove te luftoje per te ndyshuar veten tende dhe pak veta jane kaq te zgjuar dhe te guximshem per ta bere kte.
Linde ne nje bote shume te eger Adela, nje bote qe gjithsesi ka humbur cdo beteje kunder teje, sepse nuk e dinte ke kishte perballe.Kjo bote nuk e dinte qe Adela nuk ka frike nga asgje, por kesaj rradhe nuk kishe se si te fitoje Adel, sepse u luajt jashte rregullave, dhe ishte e vetmja menyre per te te mundur.
Adel nuk jam i mire me fjalet dhe ti e di se sa pak natyre spirituale jam, do te doja te kisha thene shume me shume, por me beso kur te them qe dhe kaq paska qene tmerresisht e veshtire. Faleminderit Zemer, per cdo gje dhe me fal, per cdo gje", shkruan Bjordi.
'Më fal për çdo gjë', Bjordi fjalë prekëse për Adelajdën...
Reviewed by AFL Latest
on
October 30, 2017
Rating:
