Loading...

Zbulohet Arsye e largimit nga "Portokallia" e Aktorin Florjan Binaj ose ndryshe "Polici i Portokallise"


Largimi i Florjan Binaj nga ‘Portokalli’ pas 13 viteve karrierë në spektaklin e humorit padyshim që ishte një nga largimet më të bujshme në ‘Top Channel’. Lajmi i mungesës së tij në sezonin e ri u bë i ditur një ditë më parë, ndërsa sot, ‘Anabel.al’ ka mundur të zbulojë atë që dyshohet të jetë arsyeja e largimit të aktorit.


 Mësohet se në këtë vendim ka ndikuar një mosmarrëveshje e Binajt me produksionin në lidhje me rinovimin e kontratës për sezonin e ri televiziv, ku kushtet e tij nuk janë përputhur me ato të produksionit.

Në këtë mënyrë, Binaj, i njohur për rolin e policit, atentatorit dhe për imitimin e Edi Ramës, i bashkohet grupit të aktorëve të hershëm të spektaklit që e braktisën atë. Vetëm pak kohë më parë, dy aktorët e tjerë, Besart Kallaku dhe Erion Isai bënë të ditur se dhe ata nuk do të jenë më pjesë e ‘Portokallisë’ në sezonin e ri televiziv.

Zbulohet Arsye e largimit nga "Portokallia" e Aktorin Florjan Binaj ose ndryshe "Polici i Portokallise" Zbulohet Arsye e largimit nga "Portokallia" e Aktorin Florjan Binaj ose ndryshe "Polici i Portokallise" Reviewed by AFL Latest on September 22, 2017 Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.