Loading...

‘Top Channel’ rikthen sërish Florian Binajn në ‘Portokalli’, ja çfarë ndodhi

Ditët që lamë pas është lakuar mjaft në media largimi i disa aktorëve nga spektakli i humorit ‘Portokalli’ ku emri i fundit që i shtohej listës ishte Florian Binaj, i cili njihet ndryshe edhe si thjesht ‘Polici’ për shkak të rolit të tij shumë të pëlqyer nga publiku. Lajmi që ai do të largohej pas shumë e shumë vitesh nga ky spektakël, tërhoqi jo pak vëmendjen.
Kjo mosmarrëveshje mes aktorit dhe produksionit ka ardhur si pasojë e të drejtave dhe autorësisë së roleve të aktorit, për të cilat ai i ka kërkuar në emrin e tij.
Por, duket se ky largim nuk do të finalizohet pasi ‘Top Channel’ ka vendosur të pranojë kushtet e Florian Binajt që ai tëqëndrojë në spektakël duke i dhënë atij autorësinë për këto role, video të të cilave transmetohen jo vetëm në televizion por edhe në ‘YouTube’. Burimi: syri.net
‘Top Channel’ rikthen sërish Florian Binajn në ‘Portokalli’, ja çfarë ndodhi ‘Top Channel’ rikthen sërish Florian Binajn në ‘Portokalli’, ja çfarë ndodhi Reviewed by AFL Latest on September 25, 2017 Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.