Loading...

Te Henen ne Si ta Quaj kete Dashuri do te Ndiqni Pjesa fillon me Akashin dhe NK qe po qortohen.....


Pjesa 173.
Pjesa fillon me Akashin dhe NK qe po qortohen nga nena qe erdhen ne ritualin e femrave. Nena i pyet se e kujt ishte idea dhe te dy tregojne nga njeri-tjetri duke mos pranuar fajin asnjeri. Te gjithe habiten se si Akash qe eshte i rregullt ben nje gabim te tille. Kushit po i pelqen shume gjithe kjo situate dhe fillon e ben shaka me pajalin. Per te shpetuar veten NK ia le gjithe fajin Arnavit dhe Kushi shikon nga NK. Gruaja qe po ben mehendin e Kushit e pyet se cfare emri te ve ne dore dhe Kushi me mendjen nga NK thote emrin e Arnavit dhe gruaja ben A pa e pare kushi fare.


Nena i qorton NK dhe Akash dhe NK serish mundohet te shpetoje dhe thote qe halla donte te martohej me te po nena eshte e nevrikosur dhe i dergon djemte lart dhe u thote qe ti thone Arnavit se do te flase me te. Kushi i lutet zotit- Devi Maiyaa,nuk dua t'ia shoh fytyren. A kenaqesh duke me merzitur? Tani ai do vije poshte dhe rrahjet e zemres do fillojne serish." Anxhali nga ana tjeter po mendon per sjelljet e vellait te saj koheve te fundit. NK kthehet poshte dhe thote qe Arnav nuk ndodhet ne shtepi. Kushi merr fryme shpetimi dhe falenderon zotin ndersa Anxhali shqetesohet qe Arnav ka dal nga shtepija pa i treguar asaj. Me vone bie dera dhe Anxhali nxiton te hape deren po eshte gruaja qe do beje mehendin nuses Shmita dhe jo Arnav. Anxhali e mirepret ate dhe me pas telefonon Arnav po ai nuk i pergjigjet. Shmita fillon te shohe dizanjet e mehendit me pajalin dhe Manorma kembengul qe ne fillim ajo do e beje mehendin dhe pastaj pajali. Nena mundohet ta qetesoje po Manorma thote qe edhe ajo eshte e rendesishme dhe do e beje e para. Halla,Garima dhe Kushi shqetesohen nga kjo sjellje e Manormes se tregon se si do jete vazhdimi i jeteses ne shtepine Raizada. Pajal mundohet ti qetesoje te gjithe dhe thote qe vjehrra te beje mendin e para dhe pastaj e ben ajo. Kushi i buzeqesh pajalit per ti dhene kurajo. Nena dhe Anxhali marrin hallen,pajalin dhe kushin lart ne dhome per ti treguar veshjen e nuses qe e kane bere posaqerisht per Pajalin,te kuqe sic eshte ngjyra e preferuar e saj. Kushi i thote pajalit ta beje prove.

Anxhali largohet nga dhoma per te bere nje telefonate tjeter Arnavit po shqetesohet me shume qe tel e ka te fikur. Te gjithe shqetesohen kur marrin vesh qe Arnav nuk po pergjigjet ne tel. Halla thote ti shkruajne nje mesazh po Anxhali i thote qe i ka shkruajtur 3 mesazhe dhe nuk po i kthen pergjigje. Anxhali thote qe Arnav asnjehere nuk e ka bere dicka te tille. Nena thote qe te marre ne tel Aman dhe te pyese per Arnavin dhe Anxhali largohet serish te flase ne tel dhe pas saj del Kushi pa u vene re nga te tjeret. Kushi shkon poshte dhe degjon Anxhalin te flase me Aman po ai nuk e di ku eshte dhe kushi shqetesohet per dashurine e saj. Hapet dera e shtepise dhe Kushi nxiton te shohe nese Arnav po vjen po ne dere eshte sherbetori qe po vjen. Nena therret Anxhalin lart dhe Kushi mbetet vetem ne sallon e shqetesuar se ku eshte Arnav. -"Cfare mund te kete ndodhur? Ne fillim nuk po pergjigjej ne tel dhe tani tel e ka te fikur. As nuk eshte ne zyre,po ku eshte ai? Kushi kujton skenen e korridorit qe i tha Arnavit se i lutet zotit qe ai mos ti dale para dhe ajo thote qe kete e tha kot. Nderkohe Manorma vazhdon me idete e saj dhe sapo shikon qe sari i nuses eshte i kuq, thote qe edhe ajo do veshe nje sari te kuq dhe asnje nuk e pelqen kete. Nena dhe Anxhali i thone qe ajo donte te vishte nje sari jeshil pak me heret po Manorma nuk i degjon aspak. Ajo vazhdon serish dhe tallet me pajalin se nuk do te mundet te mbaje nje sari kaq te rende dhe me zbukurime kaq te shtrenjta dhe halla nuk duron dot me dhe i thote qe pajal eshte e re dhe mund te ia dale me gjithcka po te vjetrat duhet te shqetesohen me shume per vete nese ia dalin.

Anxhali u thote te gjithve te kthehen poshte qe pajal te beje mehendin e saj. Nderkohe kushi mundohet te humbe mendjen tek mehendi i pajalit po ajo nuk mundet se e ka mendjen vetem tek Anxhali dhe telefonatatat qe po i ben Arnavit. Nderkohe nena mundohet te qetesoje Anxhalin dhe i thote qe Arnav ka vetem 2 ore qe eshte larguar po ajo nuk po qetesohet se eshte shume e shqetesuar. Kushi kontrollon tel e saj dhe thote me vete-"ku je Arnav?" dhe largohet pa u vene re nga te tjeret. Nena kujtohet qe donte ti jepte pajalit nje varese te familjes dhe Manorma vjen poshte me varesen ne qafe. Nderkohe kushi po sillet rreth e rrotull tek pishina me dy mendje nese ti telefonoje Arnavit apo jo. Ajo fillon te flase me veten dhe thote qe telefonatat e Anxhalis nuk u lidhen dot dhe ska garanci qe te saj do lidhen dhe cfare do ti thote nese lidhet me. -"kam nevoje te di ku eshte. Pse? Pse do ta dish? Cfare po ndodh tani? Une ia thashe vet qe nuk dua t'ia shoh fytyren. Po nuk doja qe ai te zhdukej. Devi maiyaa, te lutem mos i bej fjalet e mia te verteta. Ku ke shkuar? Ti.....kthehu shpejt. Jam shume e shqetesuar. Kushi i bie tel po e mbyll para se ti shkoje zilja. Ajo mbledh gjithe forcat e saj dhe i bie serish po pergjigjet sekretaria qe tel eshte i paarritshem. Nderkohe Manorma fillon te zihet per varesen dhe kushi e degjon. Manorma eshte e nevrikosur qe nena do ti jape pajalit varesen e saj po nena i thote qe keshtu eshte tradita qe varesja ti kaloje nuses se re te shtepise.



Kushi vjen aty dhe e pelqen varesen e re te pakalit dhe Manorma xhindoset me shume. Ajo thote qe pajal po merr gjithcka te sajen,djalin e saj e tani edhe varesen dhe largohet e merzitur. Pajal i thote nenes qe nuk e do varesen po nena i thote qe varesja nuk i perket askujt por i perket familjes dhe i thote qe ajo do ia jape nuses se saj kur te vije koha. Anxhali i nderpret dhe pyet per Arnavin dhe Kushi del serish te pishina. -"perse po shqetesohem kaq shume qe ai nuk po pergjigjet? O zot dua vetem qe ai te jete mire." Ajo provon serish dhe kete here i bie tel po kalon tek mesazhet menjehere. Kushi harron te mbylle tel dhe flet me veten e shqetesuar se ku mund te jete ai dhe duke praktikuar se cfare ti thote. -"une nuk doja te thoja te zhdukeshe. Une nuk dua qe mos te te shoh kurre. Vertet......vec kthehu. Te kerkoj falje nga zemra." Kushi buzeqesh dhe thote qe pikerisht keshtu do ti them dhe nis ti telefonoje Arnavit po buzeqeshja i ngrin ne fytyre kur ndjen pranine e tij. Ajo kthehet dhe shikon qe Arnav eshte pas saj dhe humbasin ne shikimin e njeri-tjetrit sikur te mos ishin pare me vite. Kaq ishte





Te Henen ne Si ta Quaj kete Dashuri do te Ndiqni Pjesa fillon me Akashin dhe NK qe po qortohen..... Te Henen ne Si ta Quaj kete Dashuri do te Ndiqni Pjesa fillon me Akashin dhe NK qe po qortohen..... Reviewed by AFL Latest on September 08, 2017 Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.