Pjesa 185. Pjesa fillon me Arnavin qe qan si nje femije ne prehrin e motres se tij. Anxhali mundohet ta qetesoje dhe i premton qe ajo nuk do ta leje kurre. Ajo i thote qe,kishte nje moment,ne makine,qe ajo mendoj qe nuk do ta shikonte vellain e saj,familjen dhe burrin. Anxhali i thote qe ai eshte personi me i rendesishem ne jeten e saj,me i rendesishem se vet jeta e saj. Anxhali i jep keshillen qe do i ndryshoje jeten pergjithmone-"Asnje nuk e di se cfare do ndodhe neser,madje as sot,dhe njeriu duhet te thote gjithcka qe ka ne zemer. Njeriu duhet ta jetoje cdo moment,se ai moment mund te jete i fundit. Njeriu duhet ti mbaje personat qe duan,prane vetes dhe te mos i lene kurre te largohen. Edhe nese dicka te duket budallallek,njeriu duhet te beje cfare i thote zemra." Anxhali i thote Arnavit te shkoje poshte dhe Arnav kthehet dhe e shikon motren edhe njehere tjeter per tu siguruar qe ajo eshte mire. Ai mendon fjalet e saj,qe duhet te mbaje afer personat qe do dhe mendon sa u shqetesua kur mendoj qe kushit mund ti kishte ndodhur dicka. Nderkohe kushi po shkon drejt tarraces, por ndalon dhe mendon kur u ndesh me Arnavin dhe vathi i saj ngeci ne veshjen e tij,ne te njejtin vend qe ajo ndodhet tani. Arnav ndodhet poshte dhe shikon kushin te ngjitet lart,dhe mendon per fjalet qe i ka thene motra -" Vetem prit. Dita qe nje vajze do vije ne jeten tende...pa te cilen zemra do te ndaloje. Pa te cilen nuk do mundesh te jetosh. Do ndjesh se edhe fryma do te ndaloje,nese nuk e ke ate.
Cfare do qe te vjen ne zemer.....duhet ta thuash menjehere." Arnav buzeqesh dhe ndjek kushin mbrapa,po nje nga te ftuarit i nderpret rrugen. Arnav mundohet te flase me te po mendja e tij eshte te Kushi. Nderkohe kushi arrine ne tarrace dhe shikon dritat qe kane zbukuruar vendin,dhe mendon kur Arnav e ndihmoj te dilte nga dritat qe ajo kishte mbledhur rreth vetes. Ndersa Arnav,akoma poshte,po shikon nje qiri dhe mendon per naten qe Kushi po ndizte llambat,kur ajo i dha doren qe ta ndihmonte te dilte nga rrethi i llambave. Kushi ngjitet ne skenen qe eshte aty,dhe mendon per sfiden e puthjes qe Arnav i dha para ca ditesh,ndersa Arnav mendon per momentin qe pothuajse e puthi ne naten e dewalit.
Kushi eshte shume nervoze teksa pret per Arnavin,ajo mendon momentin qe Arnav i zgjidhi floket menjehere pas kercimit ne sangeet,ndersa Arnav vetem buzeqesh. Kushi sillet rreth e rrotull teksa pret per Arnavin e saj,i cili fillon te ngjitet lart per tu takuar me kushin. Ajo ndjen nje dore qe e prek ne shpatull, syte i hapen me shume,zemra i rreh aq fort sa me zor po merr frym. Momenti qe ka pritur aq shume,me ne fund erdhi. Ajo kthehet! Vetem se...nuk eshte Arnav Sing Raizada para saj, djali i endrrave te saj,djali qe i ka marre zemren dhe shpirtin. JO. Shami ndodhet aty,i cili buzeqesh,ndersa Arnav po afrohet gjithnje e me shume.
Arnav kalon prane motres se tij,e cila po genjen te ftuarit se ku eshte vrare. Arnav shikon qe krahu i saj nuk eshte i fashuar,dhe ofrohet ta ndihmoje. Anxhali e pyet se ku po shkonte,dhe Arnav shikon nga dera e tarraces dhe i premton vetes se sot do ti tregoje kushit qe ajo ka rendesi per te. Anxhali i thote qe ai po e trajton si nje femije,dhe Arnav i thote qe ajo po sillet si femije qe nuk kujdeset per veten. Anxhali e shikon dhe i thote qe ska nevoje te kujdeset per veten,se eshte ai qe kujdeset per te. Nderkohe kushi largohet nga shami dhe shokohet kur shami i thote qe ishte i sigurt qe ajo do vinte ta takonte. Ajo habitet qe ai mesazh ne pasqyre ishte nga ai. Ai behet me nerva dhe e pyet se i kujt do ishte tjeter. Po ai i mbulon nervat e tij dhe i thote qe sonte do ti tregoje gjithcka qe ndjen.
Shami e dinte mire qe ajo nuk do vinte po ta dinte qe mesazhi ishte nga ai,dhe per kete arsye nuk e shkruan emrin e tij. Ai e di qe kushi do vinte per Arnavin po kurre, per te,po ai serish mendon se kushi e do,po gjithe problemi eshte gruaja. Kushi mundohet te largohet,po shami e kap nga krahet dhe e detyron te qendroje aty. Ai i thote qe sot nuk do ta lejoje te largohet pa e degjuar deri ne fund. Ajo mund ta godase,ta mallkoje,te beje cfare te doje, po duhet ta degjoje cfare do ti thote. Kushi i thote qe ai eshte burri i Anxhalis, si mundet ai... Shami i bertet dhe i thote qe eshte lodhur me te qe i kujton gjithmone martesen e tij. Ai i thote se ska rendesi fare dhe se nuk do ta shperfille zemren e tij. Kushi mundohet te largohet edhe njehere,po kushi e mban nga krahet dhe e kercenon-" Mos me bej me nerva,Kushi. Nuk dua te nevrikosem serish,dhe sdu te te lendoj serish. Kushin kujton naten e sangeet dhe te nxirat qe i la ne krahe. Kushi e kupton sa e rrezikshme eshte bere kjo situate,asnje nuk e si se ku eshte , dhe ajo eshte vetem me dike qe po e kercenon. Shami shikon qe kushi eshte e trembur per vdekje,dhe qetesisht i thote qe ai duhet ti thote dicka te rendesishme,dicka qe e ka mbajtur brenda vetes per muaj te tere. -"Te dua pa kufi,Kushi." Kushi shokohet dhe vetem e shikon,teksa shami i thote qe e ka dashur qe kur e ka takuar ne lacknow, qe erdhi ne Dehli vetem per te,qe jetoi ne shtepine e saj vetem per te, qe i gjeti nje pune. Ai e mban nga krahet dhe e shkund-" Gjithcka po shkonte mire,apo jo Kushi? Ne u fejuam. Por ajo mbreteresha, erdhi mes besh,ose do ishim te martuar tani." Nderkohe,Arnav mbaron fashimin e krahut dhe pyet motren nese i duhet dicka.
Anxhali buzeqesh dhe i thote qe do çokollate,po pasi te mbaroje punen qe kishte nisur. Ai ngrihet,dhe shikon nga tarraca,dhe Anxhali e shikon e habitur se cfare po ndodh. Nderkohe ne tarrace,kushi terhiqet me force nga duart e shamit dhe falenderon zotin qe e zbuloi te verteten. Ajo e akuzon qe ka bere nje loje te piset dhe i thote qe i ka mashtruar te gjithe, dhe nuk i vjen keq aspak,dhe shami perfundon fjalin e saj dhe i thote qe ajo do ishte gruaja e tij nese nuk do ta zbulonin te verteten. K-"Ti je i martuar,pse nuk e kupton kete?" Sh-"Po ti pse nuk e kupton qe te dua?" Nderkohe Arnav afrohet shume e me shume drejt tarraces, i gezuar qe me ne fund do te tregoje te verteten kushit. Nderkohe shami i thote kushit,po sikur ai te mos ishte i martuar,cfare do bente. Kushi mundohet te largohet edhe njehere tjeter,pa iu pergjigjur,se ai nuk meriton as ti flasesh. Por shami serish e ndalon,e kap nga krahet, dhe i thote te besoje ne dashurine e tij, se ai mendon per te dite e nate,edhe kur eshte me gruan e tij. Kushi i bertet,akoma nuk e beson se cfare degjoj nga ai,-"Cfare pyetjesh te cmendura po me pyet? A nuk ka rendesi fare per ty,qe Anxhali te do?" -"Ajo nuk me intereson fare." Kushi ngrin nga gjithe fjalet e tij,dhe shami e terheq dhe e shtrengon pas vetes. Ai e mban teksa ajo mbyll syte,dhe i lutet ta leshoje. Nderkohe Arnav afrohet tek dera,dhe ndalon per nje moment. Ai buzeqesh dhe imagjinon me vete,gezimin e kushit per dashurine e tij, imagjinon kushin duke e thene te njejtat fjale si ai. Imagjinon vazhdimin e nje kapitulli te ri ne jeten e tij.
Ai hap deren,dhe buzeqeshja fillon ti zhduket nga pak. Syte i erresohen,teksa shikon i shokuar. Kushi,qe jeton ne cdo rrahje zemre te tij, gjeja me e mire qe i ka ndodhur ne nje kohe te gjate, eshte ne krahet e nje burri tjeter. Jo te cdo burri,po burri i motres se tij. Burri qe ai mendonte qe ishte perfekt,qe qendroi prane motres edhe pse dinte historine e saj,burri qe i ka degjuar cdo keshille si te ishte babai i tij. Ai nuk do ta besoje qe ai ben dicka te tille dhe padyshim qe kushi kurre nuk do ta bente dicka te tille. Sh-" Te dua vetem ty,Kushi. Nuk e pranoj mbretereshen si gruan time.....dhe kjo martese ska rendesi fare per mua." Fjalet e shamit e shpojne direkt ne zemer. Eshte e vertet,ajo qe ai po shikon eshte e vertet. Por ai nuk e shikon dot kushin,nuk shikon syte e saj me lot,nuk e shikon qe po dridhet nga frika. Sh-" me beso Kushi,te dua ty dhe vetemi ty." Keto fjale per Arnavin duken si fjalet e nje burri qe po perpiqet te qetesoje te dashuren e tij,e cila ka frike qe do ta humbase.
Keto fjale ia ndajne zemren ne dy pjese,teksa Kushi arrine te shpetoje nga krahet e shamit. Kushi i bertet dhe shami mundohet ta binde qe martesa e tij,ska asnje rendesi per te. K-" Nese nuk ka asnje rendesi per ty, atehere perse nuk e ndan? Ndaje Anxhalin." Kushi sfidon shamin,duke menduar qe ai nuk do ta beje kete,duke menduar qe ai vlereson me shume parate qe ajo ka,sesa Kushin. Ajo nuk e di qe a eshte perpjekur 3 here per ta vrare dhe se ai mendon qe gruaja ka vdekur tani. Ajo nuk e di qe shami eshte ketu lart se mendon qe Arnav nuk eshte ne shtepi,ai ka dale te kerkoje motren e tij qe ka bere aksident. Po per Arnavin keto fjale duken si fjalet e nje te dashure qe kerkon qe i dashurii te ndahet nga gruaja. Ato fjale i kujtojne mamane,qe vrau veten per faj te nje gruaje tjeter. I kujtojne gjithcka qe Kushi e ka bere ti harroje,dhe eshte po Kushi qe po qendron para kunatit te tij,dhe po i bertet,njesoj sic mund ti kete bertitur e dashura e babit te tij. Ai ka degjuar gjithcka qe i duhej te degjonte. Cdo frike qe ai kishte,qe kushi po mundohej ta mashtronte,qe ndjenjat per te do ta benin te dobet, do ta benin te perjetonte te njejten dhimbje si te mamase se tij,cdo cep te frikes sapo shperthyen sonte. Ai kthehet te largohet,i thyer ne miliona copa.
"Si ta Quaj kete Dashuri?" Pjesa 185 fillon qe qan si femije ne prehrin e Anxhalise..
Reviewed by AFL Latest
on
September 19, 2017
Rating:
