Nje martese e detyruar dhe dy zemra qe vuajne. Pas nje nate te gjate dhe te trishtuar, Anxhali po ben lutjen e mengjesit dhe te gjithe Te afrohen tek tempulli. Asnje nuk e shikon Kushin ne sy. Ata kuptojne qe nena nuk ka zbritur nga dhoma dhe habiten kur sherbetori u thote qe ajo nuk po e hap deren e dhomes. Te gjithe nisen te shkojne lart po shami i nderpret rrugen kushit dhe i kerkon llogari se perse e beri kete. Arnav vjen nga jashte dhe shikon Kushin qe po ngjitet lart dhe shami qe e shikon nga korridori. Ai afrohet gjithe nerva dhe sapo nis ti flase degjon zhurme nga lart se nena nuk po hap deren. Arnav dhe Akash hapin deren dhe shohin qe nena eshte e semur. Te gjithe vihen kunder Arnavit dhe i thone qe eshte faji i tij per gjithcka qe po ndodh me te gjithe. Arnav shkon te dhoma e Anxhalis dhe i thote qe nese nuk e pranojne martesen e tij atehere ai do largohet bashke me Kushin. Kjo e merzit Anxhalin po ajo ben gjithcka qe vellai i saj te mos largohet nga shtepija dhe bisedon me nenen qe te arrijne te mbajne familjen te bashkuar.
Po nena eshte shume e lenduar nga veprimi i tyre dhe i thote Anxhalis qe ajo nuk do ua fale kete gabim qe kane bere. Nderkohe shami qe po nxihet nga nervat mundohet ti mbushe mendjen Anxhalis qe mos ta pranojne kete martese dhe ajo duket sikur bie dakort me te dhe i kerkon qe te mbledhe gjithe familjen qe do tu lajmeroje nje vendim. E gjithe familja mblidhet dhe Kushi vjen e fundit dhe qendron afer Arnavit. Anxhali u thote qe Kushi nuk do te pranohet si nuse ne shtepi. Kushi shikon Anxhalin e habitur ndersa shami shikon Arnavin me nje buzeqeshje ne fytyre. Arnav ngrihet menjehere ne kembe dhe u thote qe nese nuk pranoni atehere ne do largohemi nga shtepija. Anxhali i thote qe ta lere te perfundoje cfare kishte per te thene. Ajo u thote qe kushi nuk do pranohet si nuse derisa te behet rituali i mireseardhjes. Kushi shikon serish nga Anxhali me nje pikes shprese ne syte e saj se me ne fund mund te pranohet ne shtepi. Edhe Arnav shikon motren e tij dhe nuk i besohet cfare ajo tha dhe shamit i ngrin buzeqeshja ne fytyre. Kushi kthehet dhe shikon Arnavin dhe ai menjehere ia kthen shikimin me nje embelsi ne syte e tij.
"Ti je i lumtur apo jo? Cfare po me ndodh mua ti po e shijon apo jo? Duhet te jesh lumturuar shume duke pare cdo lidhje qe me mbante gjalle te prishet. Zemra tu qetesua qe mbeta jetime serish. Cfare fitove ti me kete?" Kushi mundohet ta shtyje me force po Arnav nuk e lejon dhe i kap duart me force. Ajo vritet nga shtrengimi dhe ai e kupton qe po e shtrengon fort dhe e leshon po tashme demi u be. Fjalet e saj iu nguliten thelle ne zemer. Ai po mendonte per gjithe dhimbjen e saj, urrente veten qe eshte shkaktari, urrente qe akoma ai mendonte per te, urrente qe nuk mund ta urrente. Ai nuk eshte i lumtur qe ajo po vuan po mendja i thote ndryshe. -"po jam shume i lumtur qe te shoh keshtu, ne fakt e bera gjithe kete qe te shoh te vuash keshtu. A me degjon? Ai e kap nga krahet dhe i thote-" Do ta dish perse? Do ta dish perse dua te shoh te vuash? Sepse TE URREJ" Arnav e shtyn dhe ajo vdes nga brenda. Eshte nje gje te mendoje qe ai e urren dhe eshte tjeter gje qe ai ta thoje vete qe e urren. Ai shikon ne dysheme dhe shume shpejt kupton se cfare ka bere. Ai sapo i tha gruas qe dashuron, qe ai e urren dhe e di qe ajo do e besoje pas gjithe gjerave qe sapo ia beri. Kushi mbledh veten dhe merr frym thelle dhe ia kthen genjeshtren po aq mire sa ai i tha. "Edhe une te urrej, aq fort sa urren ti,une te urrej me shume. Sepse ti nuk ia vlen te te duan zoti Raizada. Te urrej te urrej. Sepse ti meriton vetem te te urrejne." Ata sapo e shkaterruan njeri-tjetrin sic dine vetem ata te bejne. E ndane njeri-tjetrin ne miliona copash para syve te tyre. Ai nuk e do sic ajo ka menduar gjithmone dhe ai nuk meriton ta duan sic ai gjithmone ka pasur frike. Edhe njehere tjeter ia copetuan shpirtin njeri-tjetrit me genjeshtra kur te dy duhen cmendurisht dhe mbesin vetem ne naten e ftohte.
Ju Lutemi Klikoni Reklamat Me Poshte!
Loading...
"Si ta Quaj kete Dashuri?" Neser do te Ndiqni...Pas nje nate te gjate dhe te trishtuar, Anxhali...
Reviewed by AFL Latest
on
September 25, 2017
Rating:
