"Si ta Quaj kete Dashuri" Neser do te Ndiqni... Pjesa 186. Pjesa fillon me Arnavin te shkaterruar,qe zbret poshte. ..
Pjesa 186. Pjesa fillon me Arnavin te shkaterruar,qe zbret poshte. Te ftuarit e pershendesin dhe e urojne per martesen e vellait,po gjithcka eshte zhdukur,gjithcka,vec fjaleve qe degjoj,ato fjale qe do ta shkaterrojne per 6 muajt ne vazhdim. Nderkohe shami mendon qe Kushi po i thote vertet,te ndahet nga Anxhali-" Cfare the,Kushi? E degjova mire,apo jo? Perserite edhe njehere,te lutem?" Kushi shokohet qe shami nuk i kuptoi fjalet e saj dhe i ka marre seriozisht. Shami i kap fytyren me duar, dhe i premton qe do ndahet nga Anxhali, dhe do ta harroje ate pergjithmone. Kushi i largon duart me force dhe i thote-" Si te jesh i martuar,si i pamartuar, kurre nuk do te jem pjese e jetes tende." Kushi i thote qe, kur ai nuk i qendroi besnik dikujt si Anxhali,atehere nuk i zihet besa qe do jete besnik me asnje. Ajo ii thote qe Anxhali duhet te ndahet nga ai,qe ajo te jetoje e qete. Shami mundohet ta preke po kushi nevrikoset-"mos me prek, dhe kurre mos guxo te me prekesh." Kushi largohet nga tarraca,dhe le shamin duke shikuar i nevrikosur. Kushi shkon te dhoma e pajalit, me zor mbushet me fryme nga vrapimi qe beri per tu larguar nga shami, e shokuar dhe e hutuar nga rrefimi qe beri shami.
Fjalet e tij i tingellojne ne vesh. Ajo kujton kur shami e shtrengoj me force,dhe syte i mbushen me lot. Pajal e shikon kushin po nuk e kupton menjehere sa e trishtuar eshte ajo. Pajal e pyet nese halla apo mamaja e kane derguar per ndonje pune dhe e pyet nese gjithcka eshte mire. Kushi thote me vete qe asgje nuk eshte mire,dhe pajal e shikon qe ajo nuk eshte mire,dhe e pyet nese i ka thene gje Manorma. Kushi perpiqet te buzeqeshe dhe perqafon motren e saj. Kushi i thote qe asgje nuk ka ndodhur. Pajal e beson dhe falenderon zotin dhe thote qe me zor po pret te takohet me Akashin. Sapo pajal permend emrin e Akashit,kushi kujton qe ajo nuk eshte vetem. Eshte nje person qe mund te hapet me te,i cili do ta kuptoje,i cili i beri nje premtim te heshtur qe do i gjendet prane ne cdo situate. -"Moter,do vi shpejt. Duhet te flas me Arnavin." Kushi largohet nga dhoma,pa degjuar fare thirrjet e pajalit. Ajo thote me vete qe duhet ti tregoje Arnavit per shamin.
Nderkohe shami po sillet rreth e rrotull,i bie telefoni nga nr i Anxhalise. Ai pergjigjet duke menduar qe tani do te marre lajmin per vdekjen e Anxhalise,po habitet shume kur degjon zerin e saj. Ai shikon lart,dhe shikon Anxhalin qe po vjen poshte. Ai shokohet dhe tel i bie nga dora. Ai kujton se si i ka prere frenat makines dhe habitet shume qe ajo eshte gjalle. Anxhali vjen aty dhe e perqafon,e gezuar qe po sheh burrin e saj. Ai rri i ngrire,pyet veten si ka mundesi qe eshte gjalle. Ai e mbledh veten dhe shtiret si i shqetesuar per te,teksa ajo i tregon per aksidentin. Shami nevrikoset shume dhe Anxhali i thote qe u frikesua se mendoi qe nuk do ta shihte me. Sherbetori vjen aty dhe i nderpret,i cili i thote Anxhalis qe te flase me priftin. Nderkohe Arnav eshte si i cmendur ne dhomen e tij. Ai kujton momente te ndryshme te motres se tij. Fillimisht kujton kur shami i thote Anxhalis qe vendi i saj eshte ne zemren e tij,jo te kembet. Kujton Anxhalin qe qante,kur shami e ushqeu te tempulli. Ai sillet ne dhome i nevrikosur,teksa kujton shamin qe mbante Anxhalin ne krahe,kujton kur Anxhali e prezanton shamin si burrin me te mire para kushit, kujton kur ai i ka blere dhurata te dyve per pervjetorin e marteses,dy ora njesoj. Arnav nevrikoset,kjo eshte shume per te. Ai heq xhaketen dhe kollaren,ulet ne krevat dhe kujton momentin ne tarrace.
Ju Lutemi Klikoni Reklamat Me Poshte!
Loading...
"Si ta Quaj kete Dashuri" Neser do te Ndiqni... Pjesa 186. Pjesa fillon me Arnavin te shkaterruar,qe zbret poshte. ..
Reviewed by AFL Latest
on
September 19, 2017
Rating:
