Loading...

Neser ne "Si ta Quaj kete Dashuri?"



Pjesa 175. Pjesa fillon me kushin te humbur dhe Arnav qe po shikon me vemendje cdo reagim te saj. Ajo mbledh veten, dhe shtyn Arnavin pak dhe i largohet e terheq shallin e saj nga duart e tij. A-"Te thashe apo jo? Ti nuk mundesh ta besh.!" E habitu,nervoze dhe pa fjale ajo vrapon nga dhoma dhe ai e shikon nga pas. Nderkohe kushi shkon poshte dhe behen gati te largohen. Manorma ia ben me dije edhe njehere Pajalit qe do ia nxije jeten dhe halla pak me tutje pyet NK se kur ka ndermend te martohet. Anxhali shikon qe kushi eshte shume nervoze dhe e pyet se cfare ndodhi e te gjithe kthehen tete shohin nga Kushi. NK thote qe faqja e djathte eshte bere e kuqe dhe Kushi mendon momentin e puthjes. Anxhali nis ta pyese per Arnavin dhe Kushi bertet-"Jo". Anxhali e pyete ti shohe mehendin, duke ndryshuar temen dhe menjehere shikon A ne dore dhe habitet. Kushi i thote qe i tha asaj te shkruante K po ndoshta nuk e ka degjuar mire. Anxhali shikon me vemendje reagimin e saj dhe pergjigjet e shpejta. Ajo shikon qe kushi humbet fare nga dikush ne anen tjeter te shtepise. Arnav vjen poshte dhe ngrin ne shkalle teksa te dy humbasin ne njeri-tjetrin. Ajo prek faqen e saj dhe Arnav buzeqesh lehte dhe Anxhali po shikon gjithcka mes dy te dashuruarve. Kushi largohet te marre nje tricikel, Arnav zbret poshte dhe shkon te pishina jashte sallonit dhe Anxhali buzeqesh se me ne fund dicka po ndodh mes te dyve. Me vone ate nate,Kushi po mendon per Arnavin dhe puthjen e tij,e hutuar fare. Halla i bertet kushit qe nuk e ka mendjen fare qe mamaja i kerkoj te kujdesej per pajalin se i ka duart me vaj qe mehendi te behet sa me i erret. Te dyja motrat jane te shqetesuara sonte. Kushi per skenen te pishina dhe pajal per kercenimin e Manormes. Pajal behet me nerva me Kushin qe eshte e hutuar dhe i thote qe ajo do largohet pas dy ditesh dhe kushit nuk i behet vone aspak. Kushi le gjithcka dhe merr te ushqeje motren e saj. Nga nje kafshata per te gjithe familjen. Te nesermen,Kushi vrapon rreth e rrotull shtepise duke qeshur me motren e saj. Pajal ia zgjidh sarin padashje kushit po asnjera nuk e kupton. Kushit i thone qe te shkoje ne shtepine Raizada qe te dergoje veshjen e Akashit



sepse harruan naten para. Ajo mundohet te justifikohet qe mos te shkoje dhe u thote qe do ta shohin Akashin neser e mund tja japin po halla i thote qe duhet te shkoje sot. Nderkohe nena,Manorma dhe Anxhali lyejne Akashin me haldi siç eshte rituali dhe NK qe sillet ne shtepi me nje kamer ne dore. Arnav vjen poshte e po flet ne tel. Anxhali i kerkon te dergoje ca gjera te makina se u duhen per ne tempull. Ajo ia bllokon te dyja duart dhe pastaj e lyen edhe ate me haldi dhe i thote qe edhe kjo perfundoj. Ai nuk eshte i gezuar per kete po nuk thote asgje dhe niset te largohet. Nderkohe Kushi po vjen ne shtepi dhe eshte te dera. Ajo po flet me vete qe ta lere veshjen tek dera qe mos ta shohe Arnavin po zoti ka plan tjeter dhe Arnav hap deren e te dy humbasin ne njeri-tjetrin. Nderkohe shami po flet ne tel me dike dhe e pyet nese lengu qe ka ne dore eshte aq i mire sa te ndizet flake me pak. Ai i gezuar e hedh lengun tek parfumi i Anxhalis teksa ben planin djallezor qe ajo te digjet ne vdekje. Shami thote me vete qe pastaj do kete vetem nje shpetim per mua"Kushi". Nderkohe Kushi shikon qe Arnav ka haldi ne faqe dhe nuk e mban dot veten e fillon te qeshe. Arnav i thote te mos qeshe po Kushi nuk e degjon aspak. Kushi i thote qe ai duket si nje personazh i filmave vizatimor me haldi ne faqe. Ai e shikon dhe kushi i ve doren gojes te mbaje te qeshuren. Arnav i jep gjithe kutine kushit dhe ajo e mban e habitur. Arnav merr shallin e saj dhe fshin faqen me te. Kushi nevrikoset po nuk ka cfare te beje se duart i ka te zena. Arnav i thote qe tani ajo nuk po qesh me dhe ajo e shikon.




Ai merr kutine dhe ecen pas saj e ndalon. A-"Meqe ra fjala, te isha ne vendin tend nuk do qeshja kaq shume,Kushi Kumari Gupta. Sidomos kur nuk ke kurajo as te pranosh sfidat". Arnav e ul zerin dhe i thote-" Ti e mban mend sfiden, apo jo........qe une...... mbreme.....Serish NK vjen dhe i nderpret ne momentin me te papershtatshem. Arnav nuk e fsheh dot sa nevrik behet me NK qe sapo vjen, tregon haldin qe ka Arnav ne fytyre dhe Kushi te shalli. Kushit i jep NK veshjen e Akashit dhe mundohet te largohet po NK kembengul qe ajo te hyje ne shtepi. Kushi nuk pranon por kur kthehet te shohe Arnavin, shikon qe syte e tij jane gjithe zjarr. Ajo shikon mes tyre dhe buzeqesh me vete edhe pranon te shkoje me NK. Arnav shikon pas kushin dhe buzeqesh qe ajo hyri brenda se tani mund ta shikoje nderkohe qe shami po shikon nga ndonje qoshe e shtepise dhe behet me nerva qe Kushi pranoi te hyje me NK. Nderkohe Anxhali i thote kushit qe ti lere veshjen e Akashit ne dhomen e saj dhe ajo shkon. Sapo le veshjen ajo ndjen qe dikush i shtrengon shallin. Ajo ndjen nje frike qe nuk e kishte dje te pishina e as sot te dera. Ajo kthehet dhe shikon shamin qe mundohet te fshije haldin e Arnavit nga shalli. Ajo ia terheq shallin nga duart dhe nuk e degjon fare kur ai i thote qe donte te fshinte haldin. K-"Si guxon ta besh kete?!" Kushi nuk e shikon fare dhe shami e pyet nese ajo eshte me nerva dhe i kerkon falje per naten e sangee. Ai mundohet ta preke po kushi largohet nuk e lejon ta preke dhe ai i thote qe nuk donte ta lendonte dhe i kerkon falje. Kushi largohet nga dhoma pa thene as nje fjale dhe shami flet me vete qe kushi eshte e merzitur dhe ai duhet te beje dicka qe ta rregulloje. Me vone,teksa te gjithe jane te mbledhur, shami vjen me nje pjate xhalebi dhe Anxhali pyet nese Kushi i beri ato po shami thote qe i ka bere ai.
Manorma thote qe kur shami ben nje veprim te tille do te thote qe ka bere nje gabim te madh. Kushi nuk pranon te marre xhalebi dhe shami thote me te madhe qe te degjohet qe mesa duket Kushi nuk i pelqen xhalebit me. Anxhali ben shaka me kushin dhe thote qe ajo ha vetem xhalebit qe gatuan vet. Anxhali fton familjen e kushit per ritualin sonte dhe i thote qe te zgjedhe ca byrzylyk per vete dhe per pajalin te tavolina e sallonit. NK ofrohet ta ndihmoje kushin te zgjedhe. Nderkohe Akash telefonon pajalin dhe e pyet se si mund te heqe haldin po pastaj i thote qe telefonoj vetem qe te fliste me te. Pajal pyet Akashin nese u ka treguar familjareve per martesen e saj te prishur dhe Akash e siguron qe te gjithe e kane pranuar ate. Nderkohe NK po filmon dhe i thote kushit qe fjalet negative duhet te hyjne nga njeri vesh e te dalin nga veshi tjeter. Arnav kthehet dhe sapo shikon kushin dhe NK se bashku,ulet ne divan dhe i shikon teksa NK e ndihmon te zgjedhi byrzylyket. Kushi kupton qe ai po zien nga xhelozia dhe e shtyn edhe me tej. Ajo pyet NK me ze te larte qe te zgjedhe ai byrzylyket dhe do ti marre ato. Kushi hedh padashje ca byrzylyk ne toke dhe ulet ti marre. NK ngulit syte ne kurrizin e saj te zbuluar dhe e Arnav e shikon. Ai terbohet dhe ngrihet ne kembe menjehere. Nuk ia ndan syte NK asnje sek dhe afrohet tek Kushi dhe i leshon floket e mbulon kurrizin e saj. NK kthehen koken nga ana tjeter,i turperuar qe u zu ashtu dhe Kushi shikon Arnavin e nevrikosur. Ajo ia merr lidhesen e flokeve dhe lidh floket serish pa e pare fare shikimin vrases qe po i jep NK. Kushi i thote-"nuk te kam thene asgje per sfidat po kjo nuk do te thote qe mund te besh cte duash me mua. Kushi eshte e merzitur me veprimin e tij. Kjo eshte nje e drejte qe ajo nuk ia ka dhene akoma. Ai nuk mund ta beje kete ne publik. A-"Mund te bej cfare te dua dhe harroje te matesh me mua ne cfare bej. Gjysmen te kohes ti nuk e di cfare po ben dhe cfare po te ndodh,Kushi Kumari Gupta. Mos ki kaq frike nga sfidat." K-"Dhe ti mos I ndiq sfidat kaq shume se mund te besh dicka qe nuk duhet.
Ka gjera me te rendesishme se bastet." Arnav i thote kushit qe vetem humbesit flasin keshtu po diskutimi nderpritet se Anxhali i therret te pishina. NK shikon nga Arnav i turperuar dhe ngrihet te largohet po nuk shkon nga pishina. Kushin shkon te pishina dhe Arnav shkon pas saj. Nderkohe Manorma,Anxhali dhe nena kane zbukuruar pjesen e pishines per pajalin dhe Akashin. Kushi vjen aty dhe nena shikon qe sari i saj eshte i zgjidhur dhe ia lidh serish. Kushi kupton veprim e Arnavit dhe mendon fjalet qe i tha kjo e cfare u pergjigj ai. Arnav vjen aty dhe te dy shohin njeri-tjetrin. Kushin i buzeqesh lehte per ta falenderuar dhe Arnav ia kthen ate buzeqeshje te lehte. Arnav afrohet prane Anxhalis dhe Kushi eshte akoma e habitur nga cfare ndodhi. Anxhali ben shaka me kushin dhe i thote qe ajo mund te shohe dekorimet ketu e ti beje me te bukura te shtepija e saj. Arnav e nderpret dhe i thote qe te pranosh bastet e pastaj ti humbasesh eshte zakon i Kushit dhe Anxhali i flet Arnavit te mos thoje ashtu. Kushi thote qe motra do ti pelqeje shume keto zbukurime. Ajo thote qe pajal eshte me fat qe do kete nje moter si ti dhe puth Anxhalin ne faqe. Ti do behesh gjyshja e saj dhe puth nenen. Ti do jesh vjehrra e saj dhe puth Manormen. Dhe ti...... Kushi puth Arnavin. Te gjithe habiten nena,Anxhali,Manorma dhe shami qe ndodhet pas tyre pa u vene re nga askush. K-"O zot cfare bera?" Kushi shokohet dhe ve doren mbi gojen e saj.-"te lutem me fal!" Dhe largohet me vrap nga pishina. Arnav Sing Raizada, biznesmeni milioner,ai qe asnjehere nuk humbet,ka ngrire i heshtur dhe nuk e beson dot qe Kushi sapo e puthi.



 Ju Lutemi Klikoni Reklamat Me Poshte!


Loading...
Neser ne "Si ta Quaj kete Dashuri?" Neser ne "Si ta Quaj kete Dashuri?" Reviewed by AFL Latest on September 11, 2017 Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.