Ajo u bë nënë për herë të parë më shumë se dy vite më parë, por duket se vështirësitë nuk janëpakësuar aspak për Arbana Osmanin, që prej ditës së ardhjes në jetë të vogëlushit të saj, Jonit.
Këtë fakt moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram nëpërmjet një postimi që me siguri ka shkaktuar të qeshura të shumta vçanërisht midis nënave të reja.
‘Unë ndërkohë që pres për fëmijën tim që të mbarojë së bëri diçka vetëm...’- shkruhet në foton e një skeleti, të postuar nga Osmani. ‘E bëj vetë, mama... historia e jetës sime!’-shkroi vetë moderatorja duke shpjeguar se Joni tashmë është në moshën që dëshiron të bëjë gjithçka vetë dhe kjo nuk është aspak një periudhë e lehtë.
Arbana tregon vështirësitë e rritjes së djalit: ‘Historia e jetës sime’ !
Reviewed by AFL Latest
on
September 16, 2017
Rating: